Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Koçi zbulon mesazhet e futbollistit të Kombëtares: Më tha eja, jam në restorant dhe ka hotel

Postuar: 22/09/2018 - 23:44

Këngëtarja Greta Koçi ishte e ftuara e radhës në emisionin “Xing me Ermalin”. Edhe pse është gjithnjë tejet e rezervuar për jetën private, këngëtarja tregoi sot në “Xing” se mjaft futbollistë të Kombëtares Shqiptare e kanë ngacmuar.

Ajo zbuloi mesazhet me njërin prej tyre, pa treguar emrin e tij.
 
Ermal Mamaqi: Ke marrë ndonjë propozim nga këta futbollistët e Kombëtares?
 
Greta Koçi: Po, kam marrë.
 
Ermal Mamaqi: Kush të ka propozuar nga Kombëtarja?
 
Greta Koçi: Në fakt më kanë shkruar disa, por ka raste që unë iu përgjigjem me dashamirësi. Do të tregoj një rast nuk do them emër.
 
Ermal Mamaqi: Strakosha të ka propozuar, se e kemi nga departamenti i Xing-ut?
 
Greta Koçi: Jo jo. Po të tregoj për këtë futbollistin. Më shkruan dhe unë duke qenë se e pashë që ishte person publik i thash faleminderit. U mbyll ajo bisedë. Pas një muaji nga ora 10 e 30 e natës më shkruan ky dhe më thotë që kishte ardhur në Tiranë dhe ishte në një restorant që ka edhe hotel. Dhe unë i kthehem duke i thënë: Shumë mirë ke bërë, Tirana është e të gjithëve.
 
“A po vjen dhe ti” ma kthen ai. Dhe unë i them: Përse të vi? Ke nevojë për ndonjë ambulancë, je sëmurë, të është prishur makina, të njoftoj policinë?
 
Dhe ai i shtangur për shumë orë s’më ktheu përgjigje. Por më pas më shkruan: Më fal, ndoshta jemi keqkuptuar, por se kisha në sensin e keq.
 
Besoj ai atë përgjigje se kishte marrë më përpara dhe prandaj u kujtua të më shkruante pas disa orësh. Nuk është vetëm ky rast, ka shumë të tjerë edhe nga fusha të tjera që shkruajnë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2018 - 21:09

Ai është sot ndër gazetarët më të njohur të showbiz-it shqiptar. Bëhet fjalë për Ervin Kurtin i cili zbuloi më tepër për veten gjatë emisionit “Rudina” në Tv Klan.

Postuar: 23/10/2018 - 20:59

Modelja e njohur Oriola Marashi, njihet për format e saj provokuese.

Postuar: 23/10/2018 - 19:23

Elhaida Dani ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm edhe jashtë kufijve të Shqipërisë dhe Italis

Postuar: 23/10/2018 - 18:20

Një tjetër këngëtare shqiptare po fiton suksese në tregun ndërkombëtar.

Postuar: 23/10/2018 - 18:15

Moderatorja Leila Kraja ka “djegur” skenën e “Dance With me” me

Postuar: 23/10/2018 - 18:09

Undi Haxhia, motra e këngëtares Enca, është bërë shpesh kryetema e mediave rozë.

Postuar: 23/10/2018 - 14:02

Jeta nuk ka qenë fare e thjeshtë për të.