
Zgjedhjet e 14 majit/ PS mbledh Kryesinë për të shpallur kandidatët përfundimtarë, shtyhet me dy orë, zbardhet arsyeja

Vazhdon ‘lufta’ brenda opozitës/ Alibeaj vetëm me 17 kandidatë në zgjedhje? Ja të gjithë EMRAT e bërë publikë deri më tani

KQZ merr vendimin e fundit dhe hedh shortin për përcaktimin e subjekteve zgjedhore

Arsimimi i qeverisjes Rama, Niko Peleshi ministri më “gdhë” me 13 vite studime për shkollën e lartë, Ogerta Manastirliu dhe Ulsi Manja “magjistarë” të doktoraturave plagjiaturë, Lindita Nikolla mesatare mbi 5, Taulant Balla ka nisur gjimnazin 18 vjeç...

PD e Lulzim Bashës vendos sot për zgjedhjet e 14 majit, ja kush janë 3 kandidat e propozuar për kryetar në Bashkinë e Tiranës

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës shqiptare: Duam kandidatë të pastër në zgjedhje, boll me shitblerje votash, të korruptuarit janë kërcënim për sigurinë e SHBA

Eksodi me gomone drejt Anglisë, Çuçi shpërthen me deklaratën shokuese dhe iu ‘pret’ shpresat shqiptarëve ilegal: Ndalojini dhe kthejini pasi janë të zgjuar dhe e manipulojnë sistemin kudo

SPAK trondit Arben Ahmetajn, sekuestron vilat e bashkëjetueses dhe ish-gruas së tij në Hamallaj e Palasë, bllokohen fatura dhe sende personale, ish-ministri socialist në ankth

"Kokën lart, të jemi të gjithë bashkë", legjenda e Kombëtares Shqiptare motivon "Kuq e Zinjtë" pas humbjes me Izraelin

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Shtator 2022

Humbja ndaj Izraelit nxori Shqipërinë jashtë gare, por më shumë se sa rezultati ajo që shqetëson është loja, filozofia e këtij ekipi.
Ervin Skela, ish futbollisti i Kombëtares, ka reaguar pas këtij takimi, duke kërkuar nga të gjithë të qëndrojnë pranë ekipit përfaqësues.
Postimi i Ervin Skelës:
“Nga lotët për fitoren me Greqinë, te ankthi i Beogradit, nga ngazëllimi i kualifikimit në finalet e europianit të 2016-s, te trishtimi i mbrëmshëm në Izrael, janë të gjithë kapituj që shkruajnë historinë tonë. Jo të gjithë kapitujt e jetës janë të bukur. Ne shumë prej tyre derdhim edhe lot, por gjithnjë duhet të kuptojmë se duhet më shumë besim për të parë drejt së ardhmes.
Fanela kuqezi nuk ka emër, as timin dhe as të atyre që kanë qenë dhe atyre që do të vine. Fanela kuqezi ka krenarinë e çdo shqiptari. Vetëm kur mban veshur këtë fanelë arrin të kuptosh sa e rëndë është, sa përgjegjësi ke, për atë moment dhe për ato që do të vinë pas teje.
Vetëm kur e vesh atë fanelë kupton se është lagur me djersen e shumë korifejve të futbollit, është zhubrosur nga grinta e tyre, është mbushur me talentin e paçmuar të të gjithëve atyre që e kanë patur atë nder. Kombëtarja ka patur, ka dhe do të ketë një histori. Jemi ne që duhet ta duam njësoj, ne ditë të mira dhe në ditë të këqija. Ndaj ky është momenti i duhur që ta duam dhe të jemi më pranë ekipit kombëtar, se kështu respektojmë më shumë ngjyrat kuqezi.
Ekipi kombëtar është emblemë, është dëshirë, pasion, mbi të gjitha besim. Besim që marrim prej atyre që luajnë në fushën e lojës dhe besim prej nesh që duhet ti mbështesim.
Dhe unë jam besimplotë se kemi një skuadër me futbollistë shumë të talentuar, kemi djem të mrekullueshëm, që duan më shumë besim, më shumë zemer, më shumë vendosmëri.
Është çasti që të jemi të gjithë bashkë. Ta ngrenë kokën lart, krenare dhe të vendosur. Ti mbështesim, t’i mbushim me kurajo duke thirrur fort nga shkallët e stadiumit: o sa mirë me qenë shqiptar!
Kombëtarja kërkon mbështetjen tonë sot, që ta duam edhe më shumë nesër. Të gjithë bashkë ne stadium për ndeshjen me Islandën!
Më të lexuarat


Gjasula kënaqet edhe me një barazim ndaj Polonisë, Ramadani premton më të mirën

Sokol Kushta: Reja të hante pas shpine, një trajner pa bosht, kurse Silvinjo modest dhe i uritur për sukses

“Kristiano ka firmosur”, zbulohet biseda mes drejtuesve të Juventusit që fundos bardhezinjtë në gjyqin për mashtrimin me rrogat

FOTO/ Zbulohet fanella e re që kuqezinjtë do përdorin për EURO2024

Nora Gjakova prek finalen e madhe, përballje ‘titanësh’ ndaj serbes për medaljen e artë

Shqiponja dykrenore në plan të parë, FSHF prezanton fanellat e reja të Kombëtares (FOTO)

Tronditen themelet e Federatës së Futbollit në Kosovë! Çfarë po ndodh me Agim Ademin? Gjykata i tregon ‘dhëmbët’ dhe fundos drejtuesin e FFK-së

Quajeni “CR197”, Ronaldo nuk di të ndalet, paraqitje dhe gola rekord

EURO 2024/ Spikat Francë-Holandë, në fushë dhe rivalët e Shqipërisë. Mësoni ndeshjet e ditës së sotme

Italia i nis me humbje eliminatoret, i ndëshkon Anglia në stadiumin “Maradona”
