BREAKING NEWS

“Kjo është mrekulli”/ Tre orë kontroll me radarë në aksin Sauk-Teg, policia përballet me atë që nuk pritej (VIDEO)

“Kjo është mrekulli”/ Tre orë kontroll me radarë
x

Gossip

Koronavirusi infekton botën e kinemasë, një tjetër aktore e njohur rezultoi pozitive me virusin

Koronavirusi infekton botën e kinemasë, një tjetër aktore e

Edhe Indira Varma, Ellaria Sand e serialit të famshëm “Game of Thrones”, është prekur nga virusi i tmershëm që po merr mijëra jetë njerëzish në mbarë botën.

Aktorja nuk njoftoi drejtpërdrejt që është infektuar, por në rrjetet sociale, duke postuar një foto së bashku me kolegët, mes tyre dhe Emilia Clarke, shkroi: “Është e trishtë të shikosh se i yni dhe shumë sheshxhirime të tjera janë mbyllur për shkak të pandemisë. Unë jam në krevat për shkak të tij dhe nuk është gjë e këndshme. Jini të sigurt. Rrini në shtëpi dhe jeni të sjellshëm me njerëzit pranë jush. Feniksi rilind nga hiri i vet”.

Për momentin, aktorja 46-vjeçare kishte një rol si protagoniste në produksionin teatral “The Seagull”, versioni modern i operës “Pulëbardha” e Anton Chechov, së bashku me Emilia Clarke.