Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Krushqit me PD-në dhe njerëzit e nuses me PS-në, Irma Libohova tregon të pabesueshmen: Si u prish një dasmë për një këngë

Postuar: 20/05/2019 - 07:18

Pas vitit 1990, kur ra edhe komunizmi dhe në Shqipëri u vendos sistemit pluralist, shqiptarët e ndanë në dy ekstreme, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, që ishin edhe patrit kryesore në vend.

Por kjo ndarje nuk kaloi pa probleme në jetën sociale të shqiptarëve, të cilët kudo ku gjenin mundësinë diskutonin me pasion dhe fanatizëm për politikën.

Por gjatë ditës së djeshmë ishte këngëtarja e njohur shqiptare, Irma Libohova, ajo e cila tregoi një histori, që i ka mbetur në mendje nga ajo periudhë e viteve ’90 dhe ku fenomeni i partive politike ia arriti madje të prishte edhe një dasmë.

Këtë rrëfim Irma e ka bërë ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Thumb”, ku foli për atë kohë, që e konsideronte të vështirë, por sot ajo mendon se njerëzit kanë reflektuar dhe ngjarje të tilla janë pakësuar:

“Një histori që nuk do ta harroj kurrë ka ndodhur në një qytet të Shqipërisë, ishte dasmë e vajzës. Vajza e bukur si drita, si ylli. Vjen krushqia. Më vjen një pusullë mua: Na këndo një këngë për një figurë politike. I thashë duhet t’i thuash të zotit të dasmës se gjithsesi nuk jemi në dasëm për të bërë politikë. Këtu është qejf s’ka lidhje. Shkurt krushqit ishin të partisë Demokratike, nusja i kishte përfaqësues të partisë Socialiste. Pasi unë nuk e këndova u hodh një shishe vere në dasmë, u hodh nga tavolina e krushqëve në pistë aty. U kuptua menjëherë arsyeja pse, thjesht u prish dasma. Krushqit u ngritën ikën dhe dasma u prish. Flasim për shumë vite përpara. Sot njerëzit janë ndërgjegjësuar”, u shpreh Irma Libohova.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/09/2019 - 13:55

Këngëtarja shumë e komentuar në media prej vitesh, për karrierën, por edhe për jetën private, Çiljeta Xhilaga ka çuar sot Fernandon në klasë të parë dhe sigurisht emocionet kanë qenë të mëdha në këtë ditë të rëndësish

Postuar: 16/09/2019 - 13:41

Aktori i njohur Olsi Bylyku i ka bërë një surprizë të veçantë të dashurës së tij në ditën e lindj

Postuar: 16/09/2019 - 13:00

Ishte bashkëshortja e Lorik Canas , Monica zbuloi lajmin e bukur me anë të një postimi në Instagr

Postuar: 16/09/2019 - 12:47

Ndarja e këngëtares së njohur, Adele nga bashkëshorti i saj Simon Konekci ka qenë në qendër të vë

Postuar: 16/09/2019 - 12:02

Prej ditësh është diskutuar marrëdhënia mes dy këngëtarëve të cilët shqueshin për miqësinë e tyre

Postuar: 16/09/2019 - 11:44

Balerina Hueyda El Saied, është emocionuar  teksa ka çuar të birin në klasë të parë në Lukse

Postuar: 16/09/2019 - 11:36

Adelina Ismaili nuk i mungoi muzikës këtë verë sepse solli një super hit në bashkëpunim me Rina B