BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës, pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e
x
BREAKING NEWS

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike nga përfundimi i projektit gjigant: Do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike
x
BREAKING NEWS

Aksidenti tragjik/ Zv. Kryeprokurorja bullgare ngre dyshime të forta dhe tregon enigmën e madhe: Mbetet mister, do të vijojnë hetimet. U gjetën vetëm 44 trupat e viktimave, 1 është zhdukur! 

Aksidenti tragjik/ Zv. Kryeprokurorja bullgare ngre dyshime të forta dhe
x
BREAKING NEWS

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart Taçit? Braçe shpërthen i revoltuar dhe “hedh topin” tek Arben Ahmetaj: Unë siguroj dokumentin e plotë dhe në atë datë unë kam qenë vetëm deputet

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart
x

Aktualitet

Kryeprokurori Çela dhe kreu i SPAK Arben Kraja shkojnë në Hagë, zbardhet arsyeja 

Kryeprokurori Çela dhe kreu i SPAK Arben Kraja shkojnë në

Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela dhe shefi i Prokurorisë Speciale Arben Kraja do të jenë në një vizitë dy ditore në Hagë, në Holandë, bashkë me prokurorë të tjerë.

Çela dhe Kraja do të zhvillojnë takime me drejtues të sistemit të prokurorisë në Holandë dhe Eurojust. Vizita sot dhe nesër vjen pikërisht pas zgjedhjes për herë të parë të një prokurori ndërlidhës nga Shqipëria në Eurojust.

Më 17 dhjetor 2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, mbi bazën e propozimit të bërë nga Prokurori i Përgjithshëm, vendosi komandimin e prokurores Fatjona Memçaj në Eurojust. Prokurori ndërlidhës do t’i ushtrojë funksionet në zyrën e EUROJUST në Hagë për një periudhë prej 2 vjet e 6 muaj.

Eurojust është ngritur në vitin 2002 me një vendim të Këshillit Europian. Ai ka në përbërje të tij prokurorë, magjistratë dhe oficerë policie nga çdo vend anëtar i Bashkimit Evropian si dhe prokurorët ndërlidhës nga vendet e treta ku bën pjesë edhe Shqipëria që nga  data 1 nëntor 2019, kur  hyri në fuqi Marrëveshja për Bashkëpunim ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Eurojust.

Prokurorët ndërlidhës punojnë përkrah kolegëve të tyre nga vendet anëtare të BE, për të siguruar mbështetje në hetimet ndërkufitare ku përfshihet edhe vendi i tyre.