Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Gossip

“Ku do flesh sonte pash zotin?”/ Pas kamerës së fshehtë që i bëri Arbanës, moderatorja ‘kërcënon’ partnerin publikish, Eduarti i dënuar, tregon çfarë po heq

“Ku do flesh sonte pash zotin?”/ Pas kamerës së

Rrugëtimit të programit “Dua të të bëj të lumtur” i erdhi fundi duke ulur siparin e sezonit të katërt dhe duke na lënë takim sezonin e ardhshëm. Në çdo episod të fundit të emisionit, moderatorja Arbana Osmani i bën surpriza stafit të saj duke treguar video me momentet më gazmore të tyre dhe duke i dërguar nëpër udhëtime.

Këtë herë stafi i programit pa dijeninë e zonjës së shtëpisë, kishin sjellë në studio babain e Arbanës, zotin Demir Osmani. Zoti Demir është një personazh i njohur dhe është shfaqur disa herë nëpër ekrane të ndryshme, por ishte hera e parë që ishte në të njëjtën studio televizive me vajzën e tij.

Një kamera e fshehtë u përgatit në puntatën e fundit për moderatoren Arbana Osmani. Ideatori sigurisht ishte partneri i saj, Eduart Grishaj, njëkohësisht regjisor i emisionit i cili kishte sjellë disa të ftuar që të aktronin dhe të ziheshin për çështje parash në studio.

Kur situata i doli jashtë kontrollit Arbanës, dy aktorët i treguan se ishte një kamera e fshehtë duke i dhënë më pas dorën moderatores. E habitur Arbana, buzëqeshi dhe i bëri publikisht një “kërcënim” partnerit duke e pyetur: “Eduart, ku do flesh sonte pash zotin?”

Vetë regjisori ka reaguar sot me një postim në Instastory, ku i kthen përgjigje partneres së tij, pas lojës që i bëri në emision.

“Çfarë fati kam me këtë kohën e mirë! Fle jashtë robi në ballkon në fresk”, shkruan ai duke bërë tag partneren e cila me sa duket e paska mbajtur fjalën.

“Ku do flesh sonte pash zotin?”/ Pas kamerës së

Më të lexuarat