BREAKING NEWS

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të Kavajës, zbardhet dosja e Prokurorisë: Çfarë u zbulua nga pamjet filmike dhe këqyrja e pishinës

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të
x
BREAKING NEWS

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të arrestuar, nga nënkomisari deri tek kryeinspektori. SHÇBA-ja zbulon detajet (EMRAT)

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të
x
BREAKING NEWS

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i shqetësuar presidenti: Ndodhet në një pozitë të vështirë, pritet...

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i
x
BREAKING NEWS

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para, vihet në pranga një 57-vjeçar (DETAJE)

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para,
x
BREAKING NEWS

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të pasurive korruptive nis menjëherë ndjekja penale, 223 politikanë në lupën e SPAK

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të
x
BREAKING NEWS

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e Berishës është e humbur, akuzon ithtarët e ish-kryeministrit se u pasuruan kur ishin në pushtet

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e
x
BREAKING NEWS

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me reagimin e rëndësishëm: Të nisin negociatat pa vonesa!

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me
x

Gossip

Ku do ta shikojmë tani moderatoren? “Nuk e paskam dit’ sa qenkemi dasht”/ Pas 15 vitesh me fjalët emocionuese, Luana Vjollca e përlotur konfirmon largimin nga “Top Channel”: Duke e marrë këtë konfirmim kaq të madh...

Ku do ta shikojmë tani moderatoren? “Nuk e paskam dit’ sa

Luana Vjollcën nuk e pamë askund këtë sezon të ri në ekran dhe fansat sigurisht ia kanë ndjerë mungesën, duke e pyetur vazhdimisht për planet e saj.

Ndaj, pas gjithë kësaj dashurie nga ndjekësit, që duhet thënë që janë shumë besnikë, Luana ditën e djeshme shkroi në Instastory se po kalonte ditë të vështira, me ndjesinë më të bukur falë tyre, dhe lajmëroi se do të sqaronte të gjitha lëvizjet e saj, bashkë me arsyet.

Pritja nuk zgjati më shumë: Sot, moderatorja e dashur për publikun, ka bërë një sqarim të gjatë në Instagram, që siç shkruan ajo e ndjen si “detyrë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

“Arritja më e madhe në këtë profesion qenka kur njerëzit t’i marrë malli për ty në ekran, aq shumë sa të merr ty malli për duartrokitjet e tyre”, shkruan Luana, duke shtuar se fakti që i ka ndjekësit në krah në çdo kohë, ia ka lehtësuar peshën e vendimeve ndoshta dhe pa dëshirën e plotë.

Më pas, ajo ka konfirmuar largimin e shumëpërfolur nga “Top Channel”, duke shkruar: “Nga ky sezon nuk gjendem nën logon e Top Channel. Prandaj si rrjedhojë, këtë sezon të shtunën mbrëma nuk do ta ndajmë bashkë duke luajtur qeshur e argëtuar me ‘Shiko Kush Luan'”, duke e konsideruar këtë televizion si “shtëpinë” ku u rrit dhe u zhvillua për 15 vite.

Meegjithatë, moderatorja jep edhe një lajm të mirë: Ajo po vjen me një projekt të ri, “Thuaje”, të cilin e ndau edhe me të ftuarit në festën e 30-vjetorit, pak javë më parë.

Luana e mbyll sqarimin e saj, duke premtuar se nuk do t’i lërë në baltë ndjekësit, e se po punon për të qenë shumë shpejt pranë tyre. Ndaj ne na mbetet të presim projektin e bukuroshes, që për 15 vite ka zbukuar ekranin, e sigurisht që është një nga më të dashurat e publikut, me lirshmërinë dhe energjinë e saj pozitive!