BREAKING NEWS

BE pret të hapë fluturimet nga 15 Qershori, ç’do ndodhi me Shqipërinë

BE pret të hapë fluturimet nga 15 Qershori, ç’do ndodhi
x

Gossip

"Kur është kismeti "/ Iva Tiço tregon për herë të parë si u njoh me partnerin, kush është dhe profesioni i tij: Në mënyrën më të rastësishme të botës, sa më vjen edhe turp të them...

"Kur është kismeti "/ Iva Tiço tregon për

Gazetarja Iva Tiço para pak kohësh deklaroi se e ka gjetur dashurinë e jetës. Ajo foli për herë të parë për partnerin, duke zbuluar se ai është gjerman. Pasditen e sotme Iva ishte e ftuar në emisionin “Rudina” dhe ka treguar si ka nisur historia e tyre e dashurisë.

Iva ka zbuluar se ajo dhe partneri janë njohur në një kafe dhe gjithçka ka ndodhur rastësisht. Ajo beson se kur diçka është e shkruar, thjesht ndodh dhe gjërat vazhdojnë normalisht.

“Kete periudhe jam e lumtur, sa me vjen dhe turp te them qe jam e lumtur, eshte e dukshme që jam e lumtur sepse nuk po zihem me asnje, nuk po marr pjesë ne asnje debat, jam duke u marre me gjerat e mia personale dhe me duhej kjo shkeputje. Partneri e ka mesuar shume me mire shqipen se sa une gjermanishte. Po meson ne nje menyre te jashtezakonshme, dhe une kur bej tani detyrat e gjermanishtes dhe me ndihmon, e shoh qe me shpejt kap ai nje fjali shqip se sa une gjermanisht. Me rrezoi mitin qe shqipja eshte nje gjuhe e veshtire, me rrezoi dhe mitin qe une jam nje grua inteligjente per te mesuar.

Ne profesion eshte IT, per kete arsye mund te punonte dhe qendronte ne shqiperi pa me prishur ndonje pune. Jemi njohur ne menyren me te rastesishme te botes, e vetmja gje qe mund te them eshte se kur eshte i duhuri nuk ben asgje, thjesht vjen dhe vazhdon ne menyren me normale. U njohem ne kafe, isha vetem une me kompjuterin tim duke punuar dhe ai ishte vetem po ashtu. Prandaj them qe ndonjehere kur gjerat jane te shkruara, ose siç thonë dhe gjyshërit kur është kismet është kismet, shkojne aty ku duhen, aty ku do”, tregoi Iva.