BREAKING NEWS

Gjykata Supreme i jep ‘goditjen’ e rëndë George Sorosit, i bllokon fondet me vendim të prerë (Përplasja mes organizatës dhe Kongresit)

Gjykata Supreme i jep ‘goditjen’ e rëndë George Sorosit, i
x

Gossip

“Kur pashë veten në televizion, thashë do kem fat të keq në jetë”, aktori dhe producenti i njohur shqiptar habit me detajet e padëgjuara më parë që tregon nga jeta e tij

“Kur pashë veten në televizion, thashë do kem fat të

Producenti i njohur Leonard Bombaj ishte së fundmi i ftuar në emisionin "Historia ime", në Tv Klan. Gjatë intervistës, ai ka treguar detaje të pathëna më parë nga jeta private dhe profesionale.

Producenti rrëfeu se për herë të parë ka dalë në televizion në vitin 1980, në një emision lajmesh. Bombaj tha se kishte dalë me kurriz dhe mendonte se do të kishte një fat të keq në jetë.

“Kur pashë veten në televizion, thashë do kem fat të

"Është hera e parë që dua të them disa gjëra, që i them për herë të parë. E para fare ka qenë në 1980 e ca, ishte një emision lajmesh në kohën e realizmit socialist, që unë kam dalë dhe kam parë veten time në televizion, por prapë nuk po e shikoja mirë. Thashë sa inat, do kem një fat të keq në këtë jetë, asnjëherë nuk do dal në televizor. Unë e quaj ëndrra e parë.

Hera e parë që dola në televizion dhe e pashë veten time me kurriz dhe më ngeli mendja, më dhimbte shpirti kaq shumë. Pastaj në 1992 në qytetin e Elbasanit bashkë me një kolegun tim, Artan Gjevori, ne kemi një material të një autori shumë të famshëm që fshihej, se nga unë sot do kesh vetëm gjëra që do t’i tradhtoj, do t’i them të tëra.

Ishte Gent Arbana, një parodi shumë e bukur, që pas atij emri fshihej Ismail Kadare. Edhe aty patëm një famë shumë të madhe bashkë me kolegun dhe në teatrin e Elbasanit “Skampa”, ne filluam karrierën tonë dhe më mbrapa filluan dhe projektet e tjera, që nuk pushonin pastaj", ka treguar producenti dhe aktori i njohur.