Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Kurrë s’do harroj se nga vij dhe që kam gjak shqiptari, jemi djemtë dhe vajzat e Nënë Terezës”, Bebe Rexha në Bubq, premton ndërtimin e dy banesave: Më thyhet zemra

Postuar: 02/12/2019 - 15:22

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha mbajti fjalën dhe sot pasdite mbërriti në Bubq ku vizitoi familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit dhe premtoi se do te ndertoje dy banesa.

“Nuk do harroj nga vij apo sa famë kam. Në venat e mia rrjedh gjak shqiptar. Do ndërtoj dy shtëpi, jam këtu për të ndihmuar shqiptarët”, tha ndër të tjera këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha.

“Është shumë e vështirë të jem në Shqipëri në këto kohë të vështira, jam prej disa orësh këtu në Shqipëri, vetëm për kaq mund të qëndroj, të bëj shkëputje nga turneu im. Puna nuk përfundon këtu në këtë moment, dua të sigurohem se projekti për rindërtimin do bëhet me kujdes. Dua të falenderoj të gjithë ata që kanë ndihmuar Shqipërinë në këtë moment të vështirë”, u shpreh Bebeja.

Më tej ajo tha: “Pavarësisht se sa famë kam fituar, pavarësisht ku unë shkoj, kurrë s’do harroj se nga vij dhe që kam gjak shqiptari; e di që jemi të fortë, jemi djemtë dhe vajzat e Nënë Terezës dhe do kujdesemi për njëri-tjetrin. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm , unë e dua vendin tim. Pavarësisht se nga cila sferë e jetës vini është shumë e rëndësishme që të ndihmoni, këta janë vëllezërit dhe motrat tona. Ndaj doja të vija sot, ta ndjeja, ta shihja me sytë e mi, jam e lumtur që jam këtu. Zemra më thyhet i kur shoh këta njerëz”, duke shtuar se në planet e saj të mëtejshme përfshihet edhe rindërtimi i shkollave.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2019 - 13:02

Moderatorja Alketa Vejsiu është tepër e angazhuar së fundmi me përgatitjet për “Festivalin e RTSH-së”, së bashku me Vera Grabockën.

Postuar: 13/12/2019 - 12:57

Ndahet nga jeta një nga këngëtarët më të njohur në Kosovë, Irfan Blakçori. Lajmin për vdekje

Postuar: 13/12/2019 - 11:07

Ndodh shpesh që personazhet e njohur të showbizit të kthehen pas në kohë, me anë të një videoje o

Postuar: 13/12/2019 - 10:44

Viti që ua ndryshoi jetën disa artistëve Viti që po lëmë pas karakterizohet me shumë ngjarje të c

Postuar: 13/12/2019 - 10:25

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është ndarë nga jeta një nga këngëtarët më të njohur në Kos

Postuar: 13/12/2019 - 10:16

Edhe pse daljet e tij janë të rralla, Redon Makashi ka qenë protagonisti i mbrëmjes dje në Vizion