BREAKING NEWS

“Do të vëmë bombën kudo që të jesh"/ Kërcënohet me jetë drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Prokuroria e Tiranës vihet menjëherë në lëvizje, zbardhet SMS-ja e rëndë

“Do të vëmë bombën kudo që të jesh"/
x

Gossip

Kuzhinieri i famshëm Nusret vjen në Shqipëri, ja ku po qëndron ai

Kuzhinieri i famshëm Nusret vjen në Shqipëri, ja ku po

Mësohet se kuzhinieri i njohur, Nusret Gokçe, aktualisht po shijon qëndrimin në vendin tonë. Siç bëhet e ditur nga burime të sigurta për revistën ‘Bordo’, ai po qëndron në qytetin e Korçës.

“Ndonëse nuk bëhen me dije arsyet apo personat që qëndrojnë pas ardhjes se Nusret në vendin tonë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se kuzhinieri i famshëm mbrëmjen e kaluar është akomoduar në një prej hoteleve të njohur në qytetin e Korçës, i cili ka qenë i mbyllur për klientët e thjeshtë”, thuhet në revistën ‘Bordo’.

Ndërkohë, në rrjetin social instagram të kuzhinerit  ‘salt bae’ , nuk ka asnjë shenjë që tregon se ai ndodhet në Shqipëri.

Nusret Gökçe, me nofkën Salt Bae, është i njohur për mënyrën e hedhjes së kripës. Ai është një kasap, kuzhinier dhe restaurator turk, i cili zotëron Nusr-Et, si dhe një zinxhir shtëpish luksoze.
Ai dhe restoranti i tij u bënë mjaft të njohur në Shqipëri pasi aty darkuan disa nga ministrat e vendit tonë. Kjo gjë u bë e ditur kur stafi i kuzhinierit të njohur në një prej restoranteve më luksoze në Dubai publikoi videon ku në një prej tryezave qëndronin bashkë, ministrat shqiptar.

Restoranti Nusret në Dubai është i njohur për shkak të mënyrës së shërbimit dhe prezencës së një prej kuzhinierëve të njohur në rrjetet sociale. Menuja e restorantit ka çmime që nisin nga 400 dollarë për një porcion prej 500 gram mishi, ishte pikërisht kjo arsyeja pse shkaktoi kaq shumë bujë në mediat shqiptare.

Më të lexuarat