BREAKING NEWS

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme të vendit/ Kallëzohen 7 funksionarë publikë në Prokurori. Kush janë zyrtarët e lartë dhe akuzat që rëndojnë mbi to

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme
x

Gossip

Lajm i hidhur për kinematografinë! Pas problemeve shëndetësore, ndahet nga jeta aktorja e njohur, fituese e çmimit ‘Oscar’ (Emri)

Lajm i hidhur për kinematografinë! Pas problemeve

Aktorja fituese e çmimit ‘Oscar’, Olympia Dukakis është ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare në shtëpinë e saj në Neë York.

Ky lajm është konfirmuar nga vëllai i saj, Apollo Dukasis, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Motra ime e dashur, Olympia Dukasis, ka vdekur këtë mëngjes. Ajo ndërroi jetë pas disa muajsh pasi kishte probleme shëndetësore”.

Dukakis u përfol shumë në moshën 56-vjeçare për rolin e saj në “Moonstruck”, një rol që i dha asaj ‘Glob të Artë’ dhe një ‘Oscar’.

Aktorja e filloi karrierën e aktrimit në skenë dhe bëri debutimin e saj në Broadëay në “The Aspern Paper” në 1962. Performanca e parë televizive erdhi të njëjtin vit në episodet e “The Nursers” dhe “Dr. Kildare”, dhe talenti i saj ishte në vëmendje kryesisht deri në fund të viteve 1980 dhe në fillim të viteve 1990.

Ajo ishte e njohur gjithashtu për filantropi dhe aktivizëm politik, dhe dha mësim për më shumë se 15 vite në Neë York.

Dukakis, ishte vajzë e emigrantëve grekë, e cila lindi në qershor të vitit 1931 në Massachusetts. Ajo ndoqi studimet e larta në Universitetin e Bostonit. Aktorja u bë shumë e njohur për rolet e saj të spikatura në filma të tillë si: “Mr. Holland’s Opus”, “Steel Magnolias”, “Moonstruck”.

Më të lexuarat