BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Gossip

Lajm i trishtë për muzikën botërore! Ndërron jetë këngëtarja e njohur (EMRI+FOTO)

Lajm i trishtë për muzikën botërore! Ndërron jetë

Anita Lane, kantautorja australiane e njohur për bashkëpunimet me Nick Cave, ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare.

Lajmin e konfirmoi një përfaqësuese e saj, por shkaqet ende nuk dihen, sipas “Rolling Stone”.

Cave bëri homazhe në mediat sociale, duke postuar në Tëitter: “Nga ajo në përjetësi“, një lavdërim mbase i pashmangshëm, duke pasur parasysh që kënga që shkroi me këtë titull ishte më e famshmja.

Lane lindi në Melburn dhe ndoqi shkollën e artit, ndërsa filloi të dilte me Cave në vitet 1970. Dyshja më vonë u zhvendosën në Evropë së bashku dhe nisën bashkëpunimet, fillimisht për bandën e Cave, “Birthday Party” ku Lane shkroi një këngë për albumin e tyre debutues në 1981, “Prayers on Fire”.

Lane dhe Cave vazhduan të punojnë së bashku për këngët në albumin e dytë të “Birthday Party”, dhe ajo u bashkua me grupin e tij të ardhshëm, “Bad Seeds”.

Anita ka qenë po ashtu protagoniste edhe në disa filma të njohur si: “Berlin Noë”, “Ëings of Desire” dhe “The Road God Knoës Ëhere”.

Lajm i trishtë për muzikën botërore! Ndërron jetë