BREAKING NEWS

795 raste të reja me koronavirus 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë jep detajet

795 raste të reja me koronavirus 24 orët e fundit, Ministria e
x

Gossip

Lori Hoxha i jep fund lidhjes me Vis Bajraktarin? Ky detaj shton dyshimet

Lori Hoxha i jep fund lidhjes me Vis Bajraktarin? Ky detaj shton dyshimet

Vitin që lamë pas çifti u përfol për një ndarje të mundshme të çiftit Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari, megjithatë pas gjithë bujës së shkaktuar, u fotografuan së bashku rrugëve të Tiranës.

Po ashtu, ata ndiqnin ende njëri-tjetrin, kurse Visi kishte në profilin e tij foto me Lorin.

Megjithatë prej kohësh nuk kemi dëgjuar asgjë rreth çiftit, teksa nuk e ndjekin më njëri-tjetrin, madje Visi ka fshirë edhe fotot që kishin së bashku.

Si për të përforcuar këto detaje, blogerja na ka bërë sot të dyshojmë se lidhja mes tyre ka marrë fund dhe se ajo tashmë është gati për një njohje të re.

Kjo pasi trashëgimtarja e Top Channel ka publikuar një thënie mjaft romantike dhe të ëmbël në profilin e saj në Instagram, ku thuhet:

Nuk jam e sigurtë nëse jemi takuar në kohën e duhur, por duke qenë se jemi të dy këtu, le të bëjmë më të mirën tonë

Ndonëse një shprehje e bukur dashuria, këto fjalë mund të interpretohen si të duhurat për një njohje të re dhe mundësisë për fillimin e një marrëdhënie.

Megjithatë, nuk dihet ende se çfarë fshihet pas këtij postimi, sepse mund të jetë e gjitha rastësi, megjithatë jemi ende në pritje të ndonjë detaji tjetër.

Lori Hoxha i jep fund lidhjes me Vis Bajraktarin? Ky detaj shton dyshimet

Më të lexuarat