Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Luana Vjollca shtron iftar për familjen në nevojë: Më kujtoi historinë time

Postuar: 17/05/2018 - 14:09

Moderatorja Luana Vjollca bashkë me disa miq të saj, së fundmi i ka ardhur në ndihmë një familje në Ferizaj të Kosovës, të cilët jetonin në kushte të vështira jetese.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë moderatorja nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’.

Duke qenë se tashmë ndodhemi edhe në muajin e Ramazanit, Luana ka menduar që familjes në nevojë t’i shtrojë një iftar ndryshe.

Por ajo që ka rënë në sy në postimin e saj, ka qenë fakti se ajo e ka konsideruar historinë e familjes në Ferizaj të ngjashme me historinë e familjes së saj.

“Sot vendosa të festoj me ju natën e parë të Ramazanit. Vendosa të shtroj një iftar ndryshe bashkë me Blerina Kllokoqi Rugova dhe Gent Toska, në një familje historinë e së cilës e dëgjova rastësisht, ishte kaq shumë e ngjashme me historinë e familjes sime, një nënë që sakrifikon jetën e saj për t’ja dalë e vetme me tre fëmijë të vegjël, njësoj si nëna jonë. Heroina!”, është shprehur Luana.

Ajo gjithashtu u ka bërë thirrje të gjithve që të ndihmojnë sado pak familjet dhe njerëzit në nevojë.

“Ishte shumë pak ajo çfarë unë bëra, por ishte aq bukur dhe u kënaqëm aq shumë! Dëshira e tyre ishte që të postoja foto me ta, unë po e bëj duke ju thënë të gjithëve ju që keni sadopak mundësi, ndihmoni sot! Ndonjëherë jeta na rrëmben në rutinën e vet dhe pavarësisht dëshirës nuk bëjmë aq sa duhet për njerëzit në nevojë! Dikush sot, dikush nesër për ta është shumë. Gëzuar Ramazanin të gjithë besimtarëve mysliman!”, ka shkruar Luana Vjollca bashkangjitur fotografive me familjen nga Kosova.

https://www.instagram.com/p/Bi2jXTMHZKi/?utm_source=ig_embed

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 15

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 22:42

Ajo është një prej këngëtareve më të dashura shqiptare.
 
Bëhet fjalë për Rita Orën e cila veç talentit në muzikë, pëlqehet mjaft nga meshkujt për linjat mjaft seksi.

Postuar: 19/09/2018 - 22:35

Sonte i ftuari i Blendi Fevziut në emision ka qenë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Postuar: 19/09/2018 - 20:40

Flori Mumajesi është një nga këngëtarët e kompozitorët më të talentuar në Shqipëri.

Postuar: 19/09/2018 - 20:21

Në një koment të botuar në Opinion, Dr.

Postuar: 19/09/2018 - 19:34

Pas lindjes së Ajkës, këngëtares Xhensila Myrtezaj i ka rënë një nur, që se kishim parë ndonjëher

Postuar: 19/09/2018 - 19:25

Pak ditë pas ditëlindjes së 32-të, Rona Nishliu kurorëzoi në martesë lidhjen me të dashurin e saj

Postuar: 19/09/2018 - 19:13

Stormy Daniels ka vazhduar sërish të nxjerrë në pah detaje nga nata që sipas saj saj kaloi me Pre