Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Kapet 'mat' Ilir Meta (VIDEO)

Kapet 'mat' Ilir Meta (VIDEO)
x

Gossip

"Makth absolut"/ Cila është e vërteta e hidhur që fshihet pas këtij portreti të lumtur të familjes mbretërore?

"Makth absolut"/ Cila është e vërteta e hidhur që

Fotografia zyrtare e ditëlindjes së 70-vjetorit të Princit të Uellsit me familjen e tij ishte një “makth absolut”. Në fotografinë e publikuar në vitin 2018 shfaqej trashëgimtari i fronit i ulur në një stol me Princin Geortge në prehër, Dukeshën e Cornëall dhe Princeshën Charlotte pranë tij.

Pas tyre qëndronin Princi William dhe Kate, teksa Dukesha mbante Princin Louis, si dhe Meghan dhe Harry.

Në publikimin më të fundit për familjen mbretërore, thuhet se djemtë e Charles, kishin një marrëdhënie të ftohtë me të atin.

Sipas një burimi, Charles dhe Harry kishin një marrëdhënie të ndërlikuar, duke e bërë të vështirë realizimin e fotos, pasi dukej se asnjëherë nuk ishin të disponueshëm.

Biografia e re e Harry-t dhe Meghan-it, flet për marrëdhëniet e tendosura të çiftit me familjen mbretërore që çuan në Megxit.

Autorët e librit mbretëror “Finding Freedom”, Omid Scobie dhe Carolyn Durand japin tregime shumë të hollësishme për momentet intime dhe mendimet e brendshme të çiftit, por Duka dhe Dukesha e Sussex thanë se nuk janë intervistuar dhe se nuk kanë kontribuar në libër.

Ndër të tjera, libri flet edhe për faktin se Meghan e kishte diskutuar divorcin e saj me Kryepeshkopin e Canterbury, Justin Welby, përpara dasmës. Të dy thuhet se kanë krijuar një lidhe të ngusjhtë me njëri-tjetrin.

Para se të martohej, Meghan zgjodhi që të pagëzohej në Kishën e Anglisë. Sipas librit, besimi i Meghan është “jashtëzakonisht i rëndësishëm për të”, duke shtuar se: “Kjo është diçka që shumica e njerëzve nuk e dinë për të”.

Libri zbulon se martesa e saj e parë me producentin e TV, Trevor Engelson, dështoi sepse atij nuk i pëlqeu fama e saj, pasi u pjesë e serialit “Suits”.

c84d0b9a-6575-497a-83bf-7a65d71854cc5378d1ef-053e-40ad-bf18-051cfe2a98a20da23d7a-fb41-4935-b210-a49b41e37a6859177fa2-fb32-45db-9034-9c909e9881e05c44b4a8-231e-4f3b-9184-a56a8fda3c71