BREAKING NEWS

Vettingu në polici/ Shkarkohet nga detyra zyrtari i lartë (EMRI)

Vettingu në polici/ Shkarkohet nga detyra zyrtari i lartë (EMRI)
x

Gossip

Marjana Kondi rrëfen historinë e panjohur: Ishte shumë e dashur për mua. Ja si kolegia më mori rolin paturpësisht

Marjana Kondi rrëfen historinë e panjohur: Ishte shumë e dashur

Aktorja e njohur Marjana Kondi ka rrëfyer një histori të panjohur për publikun kur një kolege, shumë më e re se ajo i kishte marrë një rol.

Ajo u bëri thirrje të gjitha vajzave që të kishin 100 palë mendje, sepse në ditët e sotme çfarë nuk ndodh.

Pjesë nga intervista

Ester Bylyku: A të ka ndihmuar ndonjëherë instikti i femrës të zbulosh diçka, se në femrat kemi atë quhet shqisa e gjashtë

Marjana Kondi: Më ka ndihmuar në disa role, që nuk arrita t’i merrja dot. Dhe shkova në shtëpi, kur isha në Teatër dhe i thashë tim shoqi që ‘ua po këtë rol ma thanë që do ta marrësh ti’ dhe më tha ‘ç’të bëri ajo’, ‘me mori rolin i thashë’, ‘ua më tha sa budallaqe je, ti je për bukuri, ç’rol të mori’. Dhe me thënë të drejtën më ndihmoi kjo gjë. Më erdhi keq sepse ishte një femër që e doja dhe e ndihmoja, jo njëra që s’e njihja fare. Ishte dhe shumë më e vogël se unë dhe kjo është pak si siklet, shkoi e mori direkt. Edhe në kohën tonë kishte kështu gjërash, ta merrte direkt. Por atë herë t’i zgjidhte pak sekretari i Partisë ndërsa sot thua ‘obobo, si ma mori kjo’ dhe duhet të zgjidhësh çdo gjë vetë. Duhet të keni 100 palë mend dhe të shikoni çdo gjë.