BREAKING NEWS

COVID-19/ Më shumë se 2 mijë testime! Ministria e Shëndetësisë tregon sa persona rezultuan të infektuar ditën e sotme

COVID-19/ Më shumë se 2 mijë testime! Ministria e
x

Gossip

Marjana Kondi shpërthen në lot në mes të emisionit, aktorja zbulon çfarë nuk duron dot: Është shumë e shëmtuar!

Marjana Kondi shpërthen në lot në mes të emisionit, aktorja

Aktorja e madhe Marjana Kondi i përjetoi me shume emocion fjalët e regjisores Elkjana Gjipali.

Të ftuara në emisionin “Abc e Pasdites” , ato ndanë me publikuan emocionet që përjetuan në 3 ditët e shfaqjes “Do e kuptosh kur të rritesh”.

Pyetjes së Ermal Peçit “A e ke kuptuar që Marjana Kondi është një dhe s’ka të dytë?”.

“Po”! Kaq shkurt dhe prerë iu përgjigj Gjipali, ndërkohë që Kondi nuk e priti aspak, moment në të cilin ajo derdh lot.

“Eh! Mariana të duan, të duan!”, komenton Ermali.

“Po është puna, puna! Vitet, thinjat, rrudhat… është një gjë shumë e bukur. Ndoshta mosha jonë kërkon drejtësinë, nuk kërkon njerëzit që janë llafazan apo të ligj. Ne duam të jemi të qetë”

Ndër të tjera në këtë bisedë miqësore Marjana tha se shprehja “u bë kjo” nuk i pëlqen aspak

“Unë nuk e di që mund ta kenë përdorur tek unë. Është shumë e shëmtuar. Mund të ketë ndonjë çmim kot që mund ta marrin, por “u bë kjo” nuk më pëlqen. Ndaj le të bëhen”, u shkreh aktorja.

Sikurse Marjana edhe Elkjana treguan se duhet të paguhen edhe me rrogë fikse, por edhe nga biletat, pasi kjo është vlerësim për punën që realizojnë.

Ndryshe nga regjisorja, Marjana tregon se e ka më shumë siklet që të ketë në rreshtin e parë familjarët,  kur ajo është në skenë, por do i pëlqente që shfaqja e saj të ndiqej edhe nga politikanë.

Më të lexuarat