
Postuar: 10/09/2018 - 20:30
Mësohet se dasma ka nisur prej ditës së sotme dhe do të vazhdojë gjatë gjithë javës, në kompleksin Blerimi në Lushnje, e ndërsa do të jenë mbi 450 të ftuar si asnjëherë më parë.
Deputeti i Kuvendit Anduel Xhindi do t’ i japë fund beqarisë këtë fundjavë
Anduel Xhindi është djali i ish-deputetit socialist të ekzekutuar përpara shtëpisë së tij në vitin 2009.
Në dasmë janë të ftuar përveç deputetëve të grupit parlamentar dhe gazetarët që mbulojnë seancat plenare të Kuvendit.
Në fotot e siguruara nga fotografi Agim Rama duken deputetët të cilët nuk e kanë lënë vetëm Xhindin në këtë ditë të shënuar, ndërsa deputetja e Fierit Antoneta Dhima dhe kreu i grupit Taulant Balla, udhëheqin vallen.






/Agjensia e Lajmeve Sot News/