BREAKING NEWS

Rritet sërish ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19 në vend, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa raste të reja u shënuan në 24 orët e fundit

Rritet sërish ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19 në
x

Gossip

Mashtrimi i çiftit zvicerian, zbulohet lidhja e avokatit me familjen e Loredanës

Mashtrimi i çiftit zvicerian, zbulohet lidhja e avokatit me familjen e

Përvec çiftit zviceran, Loredana Zefi mori një tjetër akuzë nga avokati Valentin Landmann. Ai tha se reperja përdori një identitet të rremë për të mashtruar çiftin, duke u prezantuar si Anna Landmann, vajza e paligjshme e avokatit.

Duket se Loredanës i ka ardhur në mendje ky emër pasi më parë, avokati Landmann ka mbrojtur vëllain e saj Faton në një çështje.
 
Ai ka marrë përsipër të mbrojë çështjen e Fatonit duke u munduar që të mos dëbohet nga Zvicra. Gazeta zvicerane "20 minuten" ka zbuluar se vëllai i Loredanës, Faton u dëbua nga Zvicra pasi ishte dënuar 73 herë për vjedhje e mashtrime. Madje, ai konsiderohej si “Eskobari i Emmenbrucke” pasi nisi të shiste marijuanë që në moshën 15 ose 16 vjeçare.
 
Avokati Landmann nuk ia doli të fitonte çështjen e tij më 23 maj 2016, zbulojnë disa dokumente nga Prokuroria e Luzernit.
 
Kujtojmë se Fatoni ishte pjesë e skemës së mashtrimit ndaj çiftit Z, i cili i mori 6900 franga Petrës dhe i thoshte vazhdimisht se do ia kthente. Avokati Landmann nuk ka bërë ende asnjë koment për lidhjen e mëparshme që kishte me familjen Zefi.

Më të lexuarat