BREAKING NEWS

Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar se të prekur me koronavirus, ja 3 qytetet me numrin më të madh të infektimeve

Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar
x

Gossip

"Mbeta 15 milionë lekë borxh", Aurela Gaçe tregon për herë të parë periudhën e vështirë që ka kaluar: Unë luftoja të ndërtoja atë çfarë doja, por...

"Mbeta 15 milionë lekë borxh", Aurela Gaçe tregon

Këngëtarja Aurela Gaçe u ka kthyer së fundmi përgjigje pyetjeve të ndjekësve dhe njëri prej tyre e ka pyetur nëse ka vuajtur ndonjëherë nga ankthi.

Aurela ka treguar një histori personale duke thënë se i është dashur që të punojë fort për të arritur atë që donte. Falë punës dhe pasionit ajo arrite të shlyente edhe një shumë të madhe parash borxh.

“Sigurisht. Kur ti je fëmija i madh i familjes, kur ti s’ke asnjë të ardhur, kur dëshiron shumë në jetë, duhet të marrësh vendime e të besh të pamundurën t’i realizosh. Gjatë periudhave të ndryshme, kam pasur vështirësi shpirtërore, psikologjike, monetare, të cilave duhet t’u jepja zgjidhje vetë. Për shembull: Në koncertin e dytë recital, në Pallat të Kongreseve, ngela borxh 15 milionë lekë. 35 i lava me sponsora e bileta… pastaj merrja avionin çdo të premte në darkë shkoja në club diku në Zvicër, punoja deri të dielën, vija të hënën në mëngjes në shkollë, ktheja frangat në lekë, laja borxhet e kështu me radhë derisa ja dola ballë-ndritur. Imagjino ishte viti 2000. Unë luftoja të ndërtoja atë çfarë doja, por s’ka qenë aspak e lehtë”, ka treguar Aurela.

Më të lexuarat