Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Më bëri të kuptoj sa e vështirë ishte”/ Fleckenstein provon një punë të re, grumbullon 650 euro për gjysmë ore

Postuar: 19/09/2018 - 10:49

Eurodeputeti dhe Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, ka provuar punën e një kasieri në supermarket. Në një nga pikat e shitjes së Edeka-s në Gjermani, Fleckenstein ka punuar për disa orë në arkën e supermarketit në rolin e një kasieri. Nisma kishte lidhje me grumbullimin e parave për azilkërkuesit në Gjermani. Fleckenstein iu ka shërbyer klientëve të cilët kanë shkuar për të blerë në këtë pikë.

Fleckenstein i ka publikuar fotot në profilin e tij zyrtar në Facebook, ku mes të tjerash shkruan se kjo nismë i ka shërbyer për të parë nga afër punën e vështirë të një arkëtari.

“E madhe, pasi isha ulur për  gjysmë orë në arkën e supermarketit Edeka në Hamburg,  arrita të grumbulloj nga shitjet një shumë prej 65o euro. Më pas Edeka i grumbulloi paratë dhe ne shtuam të tjera duke arritur në fund një shumë prej 950 eurosh. Shumë kjo që do të shkojë për nismën “Miqtë e Azilkërkuesve”. Kjo ishte shumë zbavitëse dhe edukative.

Më bëri të kuptoj shqetësimet e shitjes me pakicë dhe punën e vështirë të një arkëtari.”-shkruan Fleckenstein.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 22:10

Vesa Luma ka kërkuar të martohet sërish.
 

Postuar: 19/06/2019 - 15:47

Ronela Hajati gjatë këtyre muajve ka nxjerr një sërë këngësh që janë pëlqyer shumë nga publiku dh

Postuar: 18/06/2019 - 12:29

Benard Marashi dhe Xheni Mhillaj kanë qenë një ndër çiftet më të komentuara dhe të dashura për pu

Postuar: 18/06/2019 - 12:09

Moderatorja e njohur e emisionit "Thumb", Aulona Musta është një ndër personazhet më ak

Postuar: 18/06/2019 - 10:18

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi me dëbimin e miliona njerëzve që jetoj

Postuar: 18/06/2019 - 08:51

Ditën e djeshme reperja shumë e komentuar e shoëbizit, Tayna, u diplomua në një universitet të Pr

Postuar: 17/06/2019 - 19:51

Kejsi Medini ishte protagoniste e videos “Pa ty dashni”, një bashkëpunim i babait të