BREAKING NEWS

“Unë kam arritur deri në 39.9 temperaturë, paracetomoli nuk bën efekt”, shqiptari i infektuar në Itali zbulon 'sekretin' për të mposhtur COVID-in, ka dhe një apel për qytetarët  

“Unë kam arritur deri në 39.9 temperaturë, paracetomoli
x

Gossip

“Më bllokuan dhe nuk më linin më që të flisja sepse përmenda presidentin”, Elton Ilirjani flet hapur: Në Shqipëri ka...

“Më bllokuan dhe nuk më linin më që të flisja

Biznesmeni Elton Ilirjani është një ndër personazhët më të komentuar në Shqipëri, aq me tepër për orientimin e tij seksual të cilin e ka bërë publike në media.Ai e ka pranuar se është homoseksual dhe shpeshherë është ndjerë i fyer dhe kërcënuar në rrjete sociale. Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit në T7 ditën e sotme, ku ka komentuar disa gjëra mjaft pikante.

Eltoni ka rrëfyer edhe fotot që bëri disa kohë më parë, që i shpërndau në rrjetin social 'Instagram' duke përmendur shumë politikanë shqiptarë, si Edi Rama, Sali Berisha apo Ilir Meta.

"Mua portalet në Shqipëri më bllokuan dhe nuk më linin më që të flisja sepse përmenda presidentin, kryetarin e opozitës, përmenda edhe ish Kryeministrin Sali Berisha dhe Kryeministrin aktual të Shqipërisë dhe nuk e ke idenë se çfarë më kanë bërë portalet duke më bllokuar. Të gjitha këto portale, faqe me shumë folloëers në “Instagram” më raportuan fotot. Jo se ato ishin nudo, po sepse ato kishin emrin Enver Hoxha, Sali Berisha, ilir Meta, Edi Rama etj. U hoqën sepse shqiptarët e Shqipërisë e kanë tmerr t’ju shash Enver Hoxhën, kemi një përqindje shumë të lart komunistësh ende, prandaj them ju do ecni para nesh, ju jeni shembull dhe do zoti ju do të jeni kryeqyteti i shqiptarisë se Tirana e ka humb, është bërë shumë komuniste
Më tutje, ai plas deklaratën e fortë ku thotë se në Shqipëri dhe Kosovë ka shumë politikanë që janë homoseksualë.Ka vështirësi për të qenë vetvetja. Është e vështirë të jesh në familje, është e vështirë të jesh në shkollë, në punë, në politikë.  Nuk e di një politikan që të vij nga komuniteti, që ka të tillë në të dyja anët e kufirit, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, e që e thotë hapur këtë gjë."- ka thënë ai.