Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Me dhjetëra punonjës mbeten pa punë pas mbylljes së televizionit shqiptar, moderatorja e njohur tregon çfarë ndodhi dhe si iu erdhi lajmi

Postuar: 20/09/2019 - 09:52

Ditën e djeshme kudo në media qarkulluan lajme se televizioni "IN TV" është drejt mbylljes dhe nuk do të ketë një sezon të ri. Sipas burimeve nga ‘Blitz.al’ mbyllja e tij ka ardhur pas tërheqjes së pronarit të ri të televizionit.

Pas mbylljes së televizionit, po të njëjtat burime kanë mësuar të reja rreth vazhdimësisë se emisioneve, si dhe për  projektet e moderatorëve që kanë qenë pjesë e ‘IN TV’. Një ndër emisionet e përditshme ishte ‘Trokit’ drejtuar nga Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni. Ermali  tashmë do të jetë pjesë e spektaklit “Dance With Me”, ndërkohë që burime nga ‘Blitz.al’ kanë kontaktuar dhe me Sarën, e cila ka treguar detaje për mbylljen e televizionet si dhe ka rrëfyer projektet e saja personale.

Ajo ka treguar se nga emisioni ‘Trokit’ kishte hequr dorë gjithsesi, pasi nuk është shumë e apasionuar pas televizionit dhe se ka interes të vazhdojë masterin.  “Përsa i përket mbylljes së IN TV nuk ka ndonjë deklaratë të madhe. Ne këtë e dinim që vitin që kaloi, madje me disa detaje aty- këtu, disa mangësi. Por që gjithsesi na u premtua që nuk do ndodhte asgjë dhe vazhduam me projektet tona. Unë këtë sezon në fakt hoqa dorë nga “Trokit” sepse dua të vazhdoj dhe masterin dhe emisioni më merrte shumë kohë. Duke qenë se nuk jam e çmendur dhe e apasionuar pas televizionit, nuk ja vlente më shumë se shkolla. Këtë sezon të ri do të vija me një projekt personal, që kishte të bënte me modën dhe me të ftuarit VIP. Madje dhe promoja u bë gati, një promo shumë e bukur me shumë mundim.”

Sara po ashtu ka rrëfyer se për të qenë pjesë e “IN TV’ kishte refuzuar dhe oferta të tjera që i ishin bërë si dhe ka folur për bizneset e saj personale. “Ndërkohë projekte të tjera kam disa biznese personale që drejtoj siç janë kompania e stampimit të bluzave dhe kompania e produkteve kozmetike që i tregtojmë në dyqanet shqiptare. Kam dhe shkollën, kështu që jam e zënë gjatë gjithë kohës. Projektet në “IN TV” ishin thjesht një pjesë, një element mes shumë gjërash që bëja. Për sezonin tjetër mund të ridiskutoj dhe një herë një ofertë me një televizion të madh këtu në Shqipëri. Por bëhet fjalë nga janari, tani jo.”- është shprehur ajo.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 08:41

Fiori Dardha dhe Rozana Radi drejtojnë së bashku emisionin ‘Boom’ në ekranin e ‘Ora News’.

Postuar: 23/10/2019 - 08:36

Këngëtarja e njohur, Albërie Hadërgjonaj në fotot e publikuara së fundmi në rrjetet sociale, duke

Postuar: 22/10/2019 - 23:44

Pasditen e sotme në emisionin “Ftesë në pesë”, ishte e ftuar gazetarja Mira Kazhani

Postuar: 22/10/2019 - 16:27

 Aktori i humorit, Rezart Veleshnja është një prej personazheve më të dashur për publikun sh

Postuar: 22/10/2019 - 15:54

Së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë, moderatorja e njohur Fatma Methasani dhe par

Postuar: 22/10/2019 - 14:47

E ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, Rovena Dilo foli së bashku me dy bashkëpunëtorët

Postuar: 22/10/2019 - 12:59

Hera e fundit kur këngëtarja Eneda Tarifa performoi në festivalin e “Këngës Magjike”,