Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë Ramës dhe Bashës: Ju jeni pala përgjegjëse, mos harroni marrëveshjen e ...

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë
x

Gossip

“Më droguan, më përdhunuan dhe…”, këngëtarja e njohur tregon makthin dhe dramën që kaloi gjatë 5 orëve në një klub nate dhe i ndryshoi jetën përgjithmonë: Ishte e tmerrshme!

“Më droguan, më përdhunuan dhe…”,

Pesë orë mund të mos duken shumë, por kaq u deshën që jeta e Alexandra Jenna të ndryshonte përgjithmonë.

Sipas “The Sun”, gjatë këtyre orëve, këngëtarja 28-vjeçare beson se është droguar dhe abuzuar seksualisht, por nuk kujton asgjë nga ato që mund të kenë ndodhur.

Alexandra, e cila ishte në një klub në Manchester, tha: “Më kujtohet që porosita 2 vodka para se të pyesja një burrë se ku mund të shkoja për të pirë një cigare. Mendoj se më drejtoi në një kopsht në pjesën e pasme me qëllim. Ishte një hapësirë e mbyllur ku ata mbanin mbeturinat, dhe nuk mund të kthehesha brenda”.

këngëtarja tregon makthin gjatë 5 orëve kur ishte pa ndjenja në një klub nate (8)

“Jam e sigurt që në pijen time kishte drogë, pasi pas kësaj nuk mbaj mend më asgjë. Mendoj se atje jam abuzuar seksualisht, madje shoferi i taksisë me të cilin po kthehesha në shtëpi më tha se po nxirrja shkumë nga goja”,- vazhdoi ajo.

këngëtarja tregon makthin gjatë 5 orëve kur ishte pa ndjenja në një klub nate (6)

Ai e çoi Alexandra-n në një stacion policie, por e vetmja gjë që ajo mund të kujtojë është që u kthye në shtëpi me një automjet policie 5 orë më vonë.

Ajo kishte humbur edhe kontrollin e fshikëzës urinare, sepse ky ishte një tjetër efekt anësor i zakonshëm nga helmimi me GHB (drogë).

këngëtarja tregon makthin gjatë 5 orëve kur ishte pa ndjenja në një klub nate (2)

Kur ajo u dërgua në spital në mëngjes nga mamaja e saj, gjaku i saj testoi pozitiv ndaj drogës.

Ajo bëri edhe një test STI (për sëmundjet seksualisht të transmetueshme), por rezultoi negativ.

“Ndihesha shumë e turpëruar dhe konfuze.  Mund të kenë qenë vetëm 5 orë, por më kanë ndryshuar pjesën tjetër të jetës”, pranoi ajo.

Për më tepër, dyshohet se asaj i kanë bërë edhe një video, për ta postuar në rrjete sociale, veprim që bëhet zakonisht pa dijeninë e viktimës.

këngëtarja tregon makthin gjatë 5 orëve kur ishte pa ndjenja në një klub nate (1)

“E vërteta është se (dhe më besoni që tani jam mirë dhe e sigurt), u përdhunova dhe u drogova për disa ditë. Sigurisht që mbijetova, edhe pse shërimi mori pak kohë. Nuk ka asnjë mënyrë të lehtë për ta thënë gjithë këtë që më ka ndodhur. Drogimi i grave, në mënyrë që të bëjnë seks me meshkujt, është një problem gjithnjë e më tepër në rritje, përfshirë edhe videot pornografike që viktimave u bëhen, gjë që është e paligjshme.

këngëtarja tregon makthin gjatë 5 orëve kur ishte pa ndjenja në një klub nate (7)

Nga pamjet e gjetura gjatë hetimit, vihet re një vajzë bjonde, e cila sapo mbaron një gotë me verë, fillon të mbyllë sytë pasi humb kontrollin dhe vetëdijen. Ndërkohë, burri që qëndronte përballë saj, në këtë moment i afrohet, e zhvesh, e përkul mbi tavolinë dhe fillon të kryejë marrëdhënie me të.

U deshën vetëm disa minuta për ta gjetur këtë video në një faqe në internet, të cilat i kushtoheshin seksit.

Në çdo video, gratë janë pa ndjenja dhe të paafta për të luftuar kundër meshkujve.

Alexandra thotë se gjithë jetën e saj do të jetojë me pikëpyetjen se çfarë ndodhi gjatë atyre 5 orëve që ajo ishte pa ndjenja.

këngëtarja tregon makthin gjatë 5 orëve kur ishte pa ndjenja në një klub nate (3)

“Fajësoja veten që nuk mbaja mend asgjë. Të mos dish diçka në këto lloj rastesh është me të vërtetë e tmerrshme. Fakti që ka mijëra psikopatë të tjerë që mund ta bëjnë diçka të tillë është edhe më e tmerrshme,”- përfundoi ajo.