BREAKING NEWS

Meta i përgjigjet ultimatumit të Gramoz Ruçit/ Presidenti propozon emrin e radhës për kreun e KLSH, kush është pedagogu i njohur i Drejtësisë

Meta i përgjigjet ultimatumit të Gramoz Ruçit/ Presidenti
x

Gossip

Me flokë brune dhe me baluke, si dukej “gangsterja” Marina Vjollca në kohën kur rrihte djemtë

Me flokë brune dhe me baluke, si dukej “gangsterja” Marina

Tashmë të gjithë e dimë se moderatorja Marina Vjollca, ka luajtur rolin e vëllait në një familje me femra të bukura.

Pak kohë më parë, ishte vetë motra e saj Luana ajo që tregoi se kur Marina ishte e vogël i rrihte djemtë e lagjes.

“Marina kur ka qenë e vogël ka rrahur djem, po ta them edhe një herë këtë”, tha Luana e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”.

Dhe nëse ende nuk e besoni fjalën e saj, ja ku i keni provat. Mbesa e Marinës ka publikuar një foto nga fëmijëria.

Marina shihet teksa mundohet ta bëjë me çdo kusht për të qeshur Jorin, e cila duket se është duke qarë.

Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim, Marina shfaqet me flokët brune dhe baluke ndërsa buzëqeshja nuk i ka ndryshuar akoma dhe sot.

 

Në një foto të dytë të publikuar nga mbesa, Marina duket më e rritur në fillimet e karrierës së saj dhe ashtu siç jemi mësuar ta shohim sot, bjonde tërheqëse.

 

Më të lexuarat