BREAKING NEWS

Frrok Çupi plas “bombën”: Meta do të arrestohet me urdhër të NATO për “puçin” në Rinas, ka spiunuar kundër SHBA, u shërben forcave jo mike

Frrok Çupi plas “bombën”: Meta do të arrestohet me
x

Gossip

“Më gjeti të papërgatitur”/ Do të prezantojë spektaklin më të ri të humorit të Altin Bashës, Jona Spahiu zbulon surprizat

“Më gjeti të papërgatitur”/ Do të

Jona Spahiu do të jetë moderatorja e spektaklit më të ri të humorit ‘Kosherja’ që pritet të fillojë.

Ditën e sotme, e ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, moderatorja Jona Spahiu ka zbuluar se si i erdhi oferta nga autori i programit, Altin Basha.

“Më gjeti të papërgatitur oferta e Altinit. Unë jam nga ata njerëzit që jam shumë selektiv që nuk qesh lehtë. Kam një burrë që më bën shumë për të qeshur. Kemi një grup shumë interesant vetëm qeshim. Madje edhe shumë nga tekstet e ‘Kosheres’ i lexojmë. Nuk e di se si do të përshtatem, por duket që është një frymë shumë pozitive”.

Më tej, ajo ka treguar edhe disa nga surprizat e ‘Kosheres’, duke theksuar se përveç emrave të mëdhenj, aktorët e rinjë janë ata që premtojnë shumë.

“Kur kam parë të rinj të talentuar më ka mbushur me energji shumë pozitive. Të rinjtë janë ‘A-ja’ e këtij projekti, duke parë që ka edhe një lloj skepticizmi tek ata. Audicionet janë të hapura, po punohet gjatë gjithë kohës”.

Sakaq Jona ka thënë se: “Duke ditur edhe situatën dhe jemi përpara fushatës zgjedhore do të jemi politika. Nuk do të thotë që fushata e tjera nuk do të preken. Do të ketë vërtetë humor”.

Më të lexuarat