BREAKING NEWS

Përditësimi më i fundit i situatës së Covid-19 në vend/ Ulet numri i infektimeve, Ministria publikon të dhënat: Ja sa persona kanë humbur jetën ditën e sotme

Përditësimi më i fundit i situatës së Covid-19 në
x

Gossip

“Më humbi nuhatja dhe shija dhe kisha dhimbje koke”, blogerja shqiptare tregon si e përballoi Covid-19: Mjeku më tha duhet të marrësh antibiotikë, por unë...

“Më humbi nuhatja dhe shija dhe kisha dhimbje koke”, blogerja

Blogerja Ina Pojani, motra e aktores Megi Pojani, rrëfeu se vetëm nga dhimbjet e forta të kokës dyshoi se mund të ishte infektuar.

Siç tha Ina, dhimbja e kokës i vazhdoi për disa ditë me radhë dhe kjo gjë e bëri të dyshojë se mund të jetë e infektuar. Ajo qëndroi e izoluar për tri javë e gjysmë dhe më pas iu rikthye jetës normale.

“Nuk e kam të qartë ku e kam marrë apo kur e kam marrë. Nuk ke nga e kupton, ajo të vjen pas 3-4 ditësh e ti mund të kesh takuar shumë njerëz. Por gjithsesi, edhe pjesëtarë të shoqërisë sime e kanë marrë në të njëjtën kohë, ishim të gjithë në të njëjtën fazë. Në fillim mua më ka filluar një dhimbje shumë e fortë koke.

Atë ditë më duhet të shkoja në Elbasan dhe takoj babin, ai më thotë ‘hajde të të puth pak’ dhe nuk pranova, sepse kisha shumë dhimbje koke dhe mendova se mos më ka zënë gjë. Pas 4 ditësh që kisha dhimbje shumë të forta koke, pata temperaturë. Temperaturë kam patur për rreth 6 ditë 37.8. Antibiotikë nuk mora.

U konsultova me mjekun e lagjes, më tha që do të të bëjmë tamponin, përgjigjja e tamponit më erdhi brenda 24 orëve. Mjeku më tha duhet të marrësh antibiotikë, por unë nuk kisha ndonjë simptomë aq të fortë dhe mendova që ditët e para ndoshta nuk po i marr dhe nëse do jetë nevoja, do e marr. Pas 8 ditësh, nuk pata asnjë simptomë. Më humbi nuhatja dhe shija, e cila zgjati diku tek tri javë. Kam qenë e izoluar për 3 javë e gjysmë. Motrat më vinin tek pallati poshtë, hapnin muzikë dhe kërcenin që mua të më ngrihej pak morali”.

Më të lexuarat