SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
“Më ke shpëtuar jetën”/ Mori letrën emocionuese, Gaz Paja shpërthen në lot në mes të emisionit (VIDEO)
Shkruar nga SOT.COM.AL 28 Shkurt 2021
Një ndër të ftuarit special mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’ ishte aktori Gaz Paja. Moderatorja e programit, Arbana Osmani kishte rezervuar një surprizë të veçantë për të.
Ajo i lexoi një letër në emër të vogëlushit të tij, Dardit. “I dashur babi, jam Dardi. Jam 15 muajsh falë teje dhe po rritem përditë duke ndjekur hapat e tu. Babi ty të njohin të gjithë, por jo siç të njoh unë. Sot do t’iu tregoj të gjithëve si është babi Gazi parë nga sytë e mi dhe ti je një hero. Të tjerët nuk e dinë por unë erdha në jetë duke luftuar babi dhe ti u bërë shpëtimtari im që në ditët e para. Falemindrrit që ke qenë gjithmonë pranë meje, je babai më i mirë. Për këto që të thashë sonte më ndihmoi mami. Mos yu vonu shumë në emision se po të pres të luajmë. Fundjavat i ke për mua. Të dua babi!”, shkruhej mes të tjerash në letër.
Këto fjalë e emocionuan shumë Gazin. I përlotur ai tha se ardhja në jetë e djalit e ka ndryshuar plotësisht. "Dardi është pika ime e dobët. Kam një lidhje të tmerrshme me të, është shumë i qeshur, shumë pozitiv. E dua shumë. Na ka mbushur jetën", tha ai.