SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
“Më kishe grisur kostumin. Nuk do ta harroj kurrë...”/ Nëna e Bes Kallakut flet për fillimet e karrierës së të birit dhe vështirësitë e mëdha! Babai i aktorit tregon dëshirën e tij të madhe: Doja që të studionte për…
Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Shtator 2021
Nëna dhe babai i Bes Kallakut kanë folur për herë të parë për fillimet e karrierës së djalit të tyre si aktor. Teksa ishin të ftuar tek “Jeto me Orën”, i ati i këngëtarit tregoi se si mësues, nuk e kishte menduar ndonjëherë që i biri do të merrte këtë drejtim në jetë. Ai kishte pasur dëshira të tjera për jetën profesionale të Besit.
“Ti e di shumë mirë, se unë kisha dëshirë që ti të vazhdoje shkencat e natyrës dhe në shkencat teknike, por shfaqjet e tua, të cilat gjithmonë i ndjek me shumë vëmendje, më bindën mua që ti duhet të zgjidhje vet”,- rrëfeu babai i humoristit.
Ndërkohë, nëna e Kallakut vendosi të ndajë me të gjithë publikun një kujtim të veçantë për të, nga fillimet e karrierës si aktor të të birit.
“Nuk do ta harroj kurrë, ku në garderobën time ndodhej një kostum, të cilin unë e kisha më të preferuarin tim dhe ti e kishe marrë. Ndërkohë kur ti (Besi), e solle në shtëpi, kostumi ishte i grisur dhe unë mbas shumë kohësh, kur vendosa ta vishja, e gjeta të grisur në garderobë. Dhe nuk gjeja momentin për të të kërkuar llogari, për atë kënaqësi që ti më kishe dhënë në skenë”,- tregoi ajo duke qeshur.
Ndërkohë, javën e kaluar, Besi tha se e ka menduar të largohet nga Shqipëria, pasi dikur një prift i kishte thënë “që këtë vend e ka bekuar Zoti, por nuk e do robi’!
“Si unë, si Jona e kemi menduar largimin. Shumë trishtim që dikush që ka një karrierë të konsoliduar, të mendosh largimin. Mbi të gjitha, ndonjëherë të bëjnë njerëzit të lesh vendin tënd. Më ka thënë një prift këtë vend e ka bekuar Zoti, por nuk e do robi’,- theksoi aktori i humorit.
I pyetur për faktin që ka vënë pasuri, Besi theksoi se pasuria më e madhe është familja e tij dhe se fëmijës së tij do i lejë vetëm emrin e mirë.
“Mua gjatë kohës që duhet të shkruaj skenaret e ‘Kosherja’, rri deri në dy apo tre të mëngjesit duke shkruar. Përveç skenarëve të mi, kam edhe numrat që bëj edhe për të. Zgjohem herët në mëngjes, bej palestër dhe nis sërish punën me gjithçka kam përpara. Ka njerëz me xhepa plot, por me zemrën bosh.. për mua pasuria ime më e madhe është familja. Çdo gjë tjetër është përkohshmëri. E vetmja gjë që do i lej fëmijës sim është emri im i mirë dhe veprat e mia të mira”- tha ai.