BREAKING NEWS

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim nga SPAK për presidentin, i kujtojnë bllokun 700 mijë euro dhe reformën në drejtësi

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim
x

Gossip

“Më mirë martohu dhe bëj fëmijë”/ U ‘kryqëzua’ pse heshti pas deklaratës së bujshme të Albi Nakos, del me reagimin e fortë moderatorja e Top Channel

“Më mirë martohu dhe bëj fëmijë”/ U

Mbrëmë në spektaklin "Just Dance" konkurroi një 40-vjeçare, e cila i habiti të gjithë me energjinë dhe lëvizjet e kërcimit. Megjithatë, performanca e saj nuk u prit dhe aq mirë nga anëtari i jurisë, Albi Nako.

"Për mua është personazh tipik i atyre filmave "Planeti i majmunëve". Komplimente, por unë mendoj që të garosh me këta të rinj, pa përjashtuar gjithë energjinë tënde, je në një moshë...më mirë martohu dhe bëj fëmijë", i tha ai.

Pas këtij komenti, ndjekësit në rrjete sociale iu kthyen kundër koreografit, por jo vetëm atij. Komente kritikuese ka marrë dhe modertorja e programit, Dojna Mema, e cila qëndroi e heshtur. Së fundmi, Dojna ka reaguar me një postim në rrjete sociale, ku shkruan se pozicioni i saj në spektakël është delikat dhe i duhet të ruajë një qëndrim asnjëanës.

?Quhem Dojna Mema dhe jetoj ne nje vend ku s?eshte e thjeshte te jesh NJERI. Punoj ne televizon dhe kjo ka qene gjithmone endrra ime. Jam penduar pak, sepse eshte e veshtire te kesh nje pozicion publik ne nje vend jo-normal. Nje dite te shajne me liber shpie pse jep opinion tend (sepse s?je ti per te dhene mend) dhe diten tjeter te shajne prape pse nuk e dhe. Kam mbajtur gjithmone qendrime te forta mbi seksizmin, ne vendin e kohe nuk mjafton, sepse nese zgjedh te qendrosh neutrale nje here, ke qene fallco gjithmone. Prezantoj nje talent-shoë kercimi me nje juri dhe pozicioni im eshte shume delikat, por gjithmone asnjeanes. Jam sulmuar serisht, me po te njejten dhune verbale, por kam arritur ne nje pike qe per fat te keq vika me moshen, kur ti kupton se je bije e nje populli qe e stimulon vetem ndjenja e shemtuar e urrejtes. Quhem Dojna Mema dhe jashte nje spektakli ku kam nje pozicion asnjeanes, mendoj se çdo forme seksizmi duhet te marre pergjigjen qe meriton!?, ka shkruar Dojna.

Më të lexuarat