Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Më nxiu jetën, merr gruan në telefon", Gjeto Luca rrëfen marrëdhënien e veçantë me Ingrit Gjonin

Postuar: 23/10/2019 - 19:30

Këngëtari Gjeto Luca është bërë edhe më i pëlqyer nga publiku që prej bashkëpunimeve me Ingrit Gjonin.

I ftuar pasditen e sotme në emisionin Vizioni i Pasdites, ai ka folur për marrëdhënien me këtë të fundit.Gjeto ka treguar se janë njohur rastësisht dhe që nga ai moment këngëtarja nuk i është ndarë.

'A smë ka shkuar mendja ndonjëherë në jetë sepse ishte krejt rrymë tjetër. Kishte ardhur një herë në një dasmë në ishull dhe po më dëgjonte live me këngën 'Tre mijë vjet me jetu'. Erdhi aty e dëgjoi live, dhe pastaj s’mu nda me telefonata derisa i gjeti edhe numrin gruas time. Rastësisht në Tiranë po ndihmoja dikë te spitali dhe më thotë sa mendjemadh je o burr, hajde dëgjoje një herë materialin!', u shpreh Gjeto.

Më tej, ai ka deklaruar se Ingriti është punëtore e madhe dhe kur bëhet fjalë tek puna ia nxin jetën.

'Të dy e kompletojmë njëri tjetrin. Ingriti është e fortë në klipe, punëtore e madhe nuk fle, ta nxin jetën me atë dreq telefoni një milion herë kur ka një klip ose kur ka një këngë. Nuk e lë punën,është korrekte nëpër koncerte e dasma. Kam filluar ta marrë edhe nëpër dasma tani, 90% të koncerteve i bëjmë bashkë', përfundoi Gjeto Luca.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2019 - 22:27

 Këngëtarja e famshme Jennifer Lopez ka rrëfyer për “The Hollywood Reporter” një histori jo fort të këndshme të jetës së saj.

Postuar: 13/11/2019 - 20:26

Modelja e njohur Angela Martini është rikthyer në Shqipëri për të promovuar librin e saj të parë

Postuar: 13/11/2019 - 19:38

Aktori i njohur Gabriel Garko është akuzuar shpesh nga mediat italiane se ai ka kryer ndërhyrje k

Postuar: 13/11/2019 - 18:27

E lindur në vitet ’80, në Shqipëri, e çuditshme do ishte nëse Angela Martini do e kishte të

Postuar: 13/11/2019 - 14:37

Muajin e kaluar mediat e huaja bënë të ditur se këngëtarja Demi Lovato ishte ndarë nga i dashuri

Postuar: 13/11/2019 - 13:57

Këngëtarja e njohur, Gresa Behluli ka tërhequr vëmendjen me dasmën madhështore ku të ftuar ishin

Postuar: 13/11/2019 - 11:14

Prezantuesja e njohur, Stela Kotri, e cila është bërë pjesë e emisionit "Dance with me"