BREAKING NEWS

U arrestua nga policia në flagrancë, 35-vjeçari tenton të arratiset nga Komisariati i Shkodrës (DETAJE)

U arrestua nga policia në flagrancë, 35-vjeçari tenton të
x

Gossip

Me paruke të zeza, të gjata dhe me syze, Rama del përtej parashikimeve në rolin e ‘dajës’ te filmi i Ermal Mamaqit, del video ku kryeministri shqyen derën me shqelm 

Me paruke të zeza, të gjata dhe me syze, Rama del përtej

Kryeministri, Edi Rama së fundmi është angazhuar në filmin “I Love Tropoja” ku shfaqet në rolin e një personzhi të vrazhdë që nuk respekton ligjin.

Në një video të publikuar nga Ermal Mamaqi i cili është edhe producenti  i filmit, Rama shfaqet duke i gjuajtur derës me shqelm, ndërsa në një pasazh tjetër duke hequr syzet dhe duke parë me inat.

Nën petklun e rolit, ai është i veshur me paruke të zeza e të gjata dhe me syze, ndërsa njërin sy të modifikuar. Prindërit e Ermal Mamaqit, ku rolin e të atit e luan aktori Bujar Asqeriu, janë nga Tirana, tipa civilë, madje nëpër ambientet e shtëpisë rrinë veshur lirshëm, vec me të brendshme (dhe jo më kot është evidentuar ky detaj). Ata i kërkojnë ndihmë dajës, që është Edi Rama, për të liruar nga pengmarrja djalin e tyre të cilin po e martojnë me zor.