
Postuar: 19/11/2018 - 16:33
Gjatë kësaj fundjave është luajtur ndeshja Shqipëri-Skoci, ku rezultati ishte shumë i dobët për skuadrën tonë.
Elton Deda ka qenë një prej tyre, i cili është shprehur shumë i revoltuar. Ai ka komentuar me nota negative këngën “Kuq e zi” të kënduar nga Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata, më pas ka kaluar në komentimin e ndeshjes me nota ironike.
“Mbas humbjes me Whiskey/piresit, dy gjera me qetesojne. Njera veshet dhe tjetra sedren. E para, qe nuk do e degjoj me temen e muzikes se nation league perziere me nje motiv lahute te edituar ne Melodyne qe per hir te se vertetes ishte i keq bere nga kushdo qe e ka marre persiper. E dyta, nuk do kem me brerje ndergjegje per fjalet qe me flisnin shoket e mi per nje “komplot” lojtaresh per Pannucin. Aq e ke takatin. Ska pse merzitesh. Ahh se harrova, degjoni J.S.Bach se ju sheron veshet nga infeksionet rurale”, shkruan Elton Deda.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/