Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë: Ja çfarë shkruan Indeksi Global i Bankës Botërore (VIDEO)

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë: Ja çfarë shkruan Indeksi
x

Gossip

“Më trishton rënia në ‘kovaçanën’ e fjalë mballosjes”, gazetari Aleksandër Çipa 'shuplakë' Aurela Gaçes për këngën e re: Na la shijen e zhargonit të Çoles! (KRITIKAT)

“Më trishton rënia në ‘kovaçanën’

Këngëtarja Aurla Gaçe publikoi dy ditë më parë këngën e saj të re ‘Lento Lento’ e cila u pëlqye mjaft nga publiku i gjerë.

Mirëpo kjo këngë ka ngjallur reagimin e gazetari Aleksandër Çika, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale e kritikon publikisht Aurelën për tekstin e kësaj kënge.

 Çipa e konsideron këtë një këngë pa përmbajtje dhe shprehet i zhgënjyer nga Aurela, të cilën e ka vlerësuar gjithmonë dhe e vlerëson si një këngëtare të madhe të muzikës shqiptare.

Postimi i plotë:

E madhe Aurela e Vlores sime!

E talentuara Artiste e Laberise dhe Shqiperise sime, Aurela Gaçe!

Ti e di se sa e çmoj artin dhe talentin tend interpretues. Eshte e tepert te shtoj kompliment, sepse ende nuk e kam gjetur fjalen shteruese. Por sot, bashke me urimin per kengen e re, dua te ta çoj kritiken publikisht.

Kush ta beri kete tekst? Pse duhet te bjere nje artiste e detajeve dhe e peshes kuptimore, ne te gjitha elementet e saj, ne varferine e se thjeshtes pa permbajtje e ne zhargon gati lumpenik fjalesh?!?! Kete nuk dua dhe nuk do te doja ta gjeja tek krijimet e tua, te cilat kane udherrefyer dhe kryesojne shije brezash dhe artistesh te rinj ne kete vend.

Kriza e teksteve te kenges shqipe ka kohe qe ka uzurpuar dhe banalizuar pjesen me te madhe te produksioneve muzikore dhe prurjet e disa breza kengetaresh te te gjitha zhanreve dhe preferencave muzikore. Kjo krize nuk eshte e vetme. Ne kete krize gjenden shume fusha, perfshi edhe timen, ku gjendem profesionalisht. Por perhere kemi pasur nje pervoje sharmante dhe sqimatare ndaj teksteve te kengeve tona madje, ne nje koheshtrirje nje shekullore.

Aurela e shtrenjte, sikur nivelin e tekstit te refrenit tend, ta kishe mbajtur se paku ne vleren asociative te " lento- lento-s", do te mbetej me e bukur dhe nuk do te na linte ne shijen e zhargonit te Çoles. Kur mendoj se tekste te kengeve te tua i kane shkruar poete gjuhebukur si Xhevahir Spahiu, Ilirian Zhupa etj, etj, etj, me trishton renia ne " kovaçanen" e fjale mballosjes, per tekstin e kenges se fundit.

Më të lexuarat