Gossip

“Më vjen turp ta them, por kam kthyer 2 unaza”, moderatorja shqiptare zbulon pse nuk është martuar asnjëherë

“Më vjen turp ta them, por kam kthyer 2 unaza”, moderatorja

Ajo ështe në të 40-at dhe sërish e pamartuar. Fjodora Fjora, ka rënë shumë në sy për këtë pjesë, por asnjëherë nuk ka dhënë me detaje një shpjegim për vendimin e saj.

E ftuar së fundmi në emisionin “Glamour Zone”, Fjodora tha përballë moderatores Ester Bylyku, se martesa nuk është për të, duke treguar dhe disa histori të shkurtra.

Ester Bylyku: Ti ende nuk je martuar. E mendon ndonjëherë përse, çfarë mund të ketë ndodhur?

Fjodora Fjora: Nuk e di nëse e kam thënë ndonjëherë publikisht. Në rastin tim kanë qenë dy arsyet e mëdha. E para, kur më ka ardhur martesa në derë, më ka ardhur minimumi tre herë, madje qesh dhe u them njerëzve të mi: “Turp më vjen ta them, por në dy prej tyre e kam kthyer unazën. Për 1 mijë arsye, nuk ka ndodhur. Zakonisht për gjëra që i kam vendosur unë. Ndihesha e vogël, ndihesha jo gati. I kam shkuar martesës shumë afër, por nuk kam qenë e bindur, dhe nuk mërzitem fare për këtë. Sepse kam kuptuar që institucioni i martesës nuk bën për mua. Unë kam pasur lidhje të gjata dhe kjo nuk më ka penguar të jetoj shumë mirë jetën time dhe të lumtur.