BREAKING NEWS

Sa do bjerë ekonomia pas krizës së COVID-19? Rama i befason të gjithë me përgjigjen e tij

Sa do bjerë ekonomia pas krizës së COVID-19? Rama i befason
x

Gossip

Megxit godet sërish, Meghan Markle mbron “Royal”, synon mos t’u bindet vendimeve të mbretëreshës

Megxit godet sërish, Meghan Markle mbron “Royal”, synon mos

Meghan Markle raportohet se u ka thënë miqve se nuk ka asgjë që “i ndalon ligjërisht” që ajo dhe princi Harry të përdorin markën e tyre “Sussex Royal”, pavarësisht ndalimit nga mbretëresha.

Mbretëresha dhe zyrtarë të Pallatit Buckingham vendosën që çifti nuk mund të përdorë fjalën “Royal” në rolet e tyre të reja pasi të largohen nga detyrat mbretërore për të filluar një jetë të re në Kanada.

Një burim deklaroi për “Daily Mail” se Meghan ka thënë se në jetën e saj nuk ka më vend për drama, por ashtu vlen dhe për Harry-n.

Meghan tha se projektet globale për të cilat ata po punojnë flasin vetë dhe ata zgjodhën këtë emër për të mbrojtur titullin mbretëror dhe jo për të përfituar prej tij.

"Ajo tha pavarësisht nga emri, Harry dhe Archie kanë gjak mbretëror dhe askush nuk mund ta heqë atë. Dhe se si një familje, ata gjithmonë do të konsiderohen mbretër".

Mbretëresha e ka bërë të qartë që ajo nuk pranon markën “Royals” për të përfituar nga pozicioni i tyre mbretëror.