BREAKING NEWS

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që aplikon ushtria amerikane për të zbular personat e infektuar nga COVID-19

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që
x

Gossip

Megxit turbulloi ujërat, doli nga skena pa bujë e pa duartrokitje, të gjithë në Oborr janë kundër saj

Megxit turbulloi ujërat, doli nga skena pa bujë e pa duartrokitje,

Një hyrje plot stil nën shi, e dashuruar dhe e lumtur përkrah Harry-t, një dalje e vakët e mbretërorëve, pa buzëqeshje dhe përshëndetje. Qëndrimi londinez i Meghan Markle përfundon mes krahasimeve me Kate Middleton, e cila është figura ideale e Oborrit, mëritë dhe tërbimi i Camilla-s, sepse iu zbeh figura nga prania e dukeshës së Sussex, si dhe nga sikleti i Eugenias së York-ut, nëse do të jetë apo jo e pranishme në dasmën e saj aktorja amerikane.

Që Kate në Buckingham Palace ndihet më e qetë, më e qeshur dhe e lumtur pa Meghan, këtë e kanë vënë re të gjithë. Pas një dite të angazhuar në Commonwealth Service për lamtumirën e Harry e Meghan nga familja mbretërore, dukesha e Cambridge organizoi një darkë në pallat, ku u shfaq plot dritë dhe e qetësuar.

E bezdisur nga prania e Markle ishte edhe Camilla Parker Bowles. Në ditët e saj në Londër, "nusja" e la në hije dukeshën e Cornwall, e cila në fakt duhet të ishte në qendër të vëmendjes për fjalimin në “Women of The World Festival” kundër dhunës në familje.