Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Menaxheri i artistëve shqiptarë sulmon humoristin: Matrapaz, njeri pa fytyrë!

Postuar: 12/02/2019 - 22:15

Humoristi Burim Ademi, personazh ky i bërë i famshëm nëpërmjet llogarisë së tij në Instagram, disa kohë më parë është bërë pjesë e mediave për shkak të një ngjarje tronditëse.Në vitin 2017 ai ka publikuar pa autorizim një video të një 15-vjeçareje. Kjo e fundit tentoi vetëvrasjen si pasojë e gjendjes së rëndë psikologjike.

U përfol se vajza ka bërë një video live, e rrethuar nga disa miq të saj, ndërkohë më pas Burim Ademi e ka ripostuar videon pa leje. Pas publikimit të videos, thuhet se ndjekësit e humoristit kanë vërshuar me komente ofenduese për 15-vjeçaren duke e bërë atë që të ndihet keq.
 
Asokohe, përgjatë një deklarate mediatike Ademi kërkoi publikisht falje dhe pohoi se nuk ka qenë qëllimi i tij që të ndodhte diçka e tillë: “Unë atë video e kam bërë për humor, pa asnjë qëllim tjetër. Unë kërkoj shumë falje për atë vajzë, nuk ka qenë qëllimi im.”
 
Edhe pas asaj që ka ndodhur, Burim Ademi vijon ende të publikojë video dhe lidhur me këtë ka reaguar Met Elshani, menaxheri i këngëtarëve i kompanisë “On records”.
 
Përmes një postimi në Instagram, Elshani shprehet se Burim Ademi ka ofenduar dhe poshtëruar qytetarë të Kosovës me vite me radhë dhe askush s’ka bërë gjë.
 
“Kti matrapazi, kti njeriu pa ftyr, organet policore dhe gjyqësore duhet me ja hek veglën me të cilën ka ofenduar dhe poshtëruar qytetarë të Kosovës me vite me radhë dhe askush asgjë s’ka bërë dhe ja rezultati. Un personalisht kam me kërku protest dhe për identifikimin e njerëzve ligjorë pse nuk marrin masa ndaj kti njeriu sa nuk u bë vonë dhe ndonjë fëmijë pson edhe më keq. Viktimës në fjalë i uroj të ketë shëndet dhe të rehabilitohet në mënyrën më të mirë dhe të ketë jetë të gjatë dhe të lumtur pranë familjes së saj, stop!”- shkruan Met Elshani.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/08/2019 - 23:45

Natyrisht që pamjet e publikuar gjerësisht në rrjetet sociale dhe nëpër mediat vendase të pronarit të një resorti në Jug të vendit ishin të vërteta dhe  si të tilla ato u konsideruan të tmerrshme.

Postuar: 19/08/2019 - 22:34

Vetëm një muaj pasi Kejda Ajazi bëri publike lidhjen me djalin e ish-guvernatorit, Erik Fullanin,

Postuar: 19/08/2019 - 17:25

Marrëdhënia miqësore midis këngëtarëve të njohur Erik Lloshi dhe Anxhela Peristerit ngjan se ësht

Postuar: 19/08/2019 - 12:41

Këngëtarja e njohur shqiptare Bleona Qereti ka tërhequr përherë vëmendjen me deklaratat e saj të

Postuar: 19/08/2019 - 12:39

Pas lajmeve të shumta që qarkulluan në portalet online, për një ndarje mes bloggeres së njohur Ar

Postuar: 19/08/2019 - 10:16

Vajza e madhe e këngëtarit të njohur Stefi Prifti, Maria ka vendosur që shumë shpejt t’i ja

Postuar: 19/08/2019 - 09:59

Arbana Osmani ka publikuar postimin e radhës, në të cilin lajmëron dhe projektin më të ri që prit