Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mënyra e papritur si kanë zgjedhur ta rrisin djalin e tyre dukesha Meghan dhe princ Harry

Postuar: 15/05/2019 - 22:10

Archie mund të jetë i shtati në radhë për të trashëguar fronin, por kjo s’do të thotë se fëmija i parë i Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it po rritet si princ.

Burime pranë pallatit bënë të ditur për “People” se Meghan dhe Harry duan t’i japin Archie-t një fëmijëri normale. Ashtu si princesha Dajana rriti princin William dhe princin Harry.
 
Ndonëse me të në eventet e rëndësishme të pallatit të Buckingham-it, Harry dhe vëllai i madh William prisnin në radhë si gjithë të tjerët kur shkonin për të blerë në supermarket.
 
Kështu, edhe Archie-n, duket se Harry dhe Meghan-i ia kanë vënë qëllim vetes ta bëjnë  të ndihet një djalë i thjeshtë.
Pikërisht për këtë, ata vendosën të qëndrojnë jo në pallatin e Kensington-it, por të shpërngulen në vilën Frogmore, teksa zgjodhën të mos i japin titull mbretëror Archie-t.
Vetë Meghan, e kaloi fëmijërinë larg vëmendjes. Ajo u rrit në Los Angeles si bijë e një drejtori ndriçimi në filmat e Hollywood-it.
 
Dalja e parë publike si familje e Meghan dhe Harry-t ndodhi në 8 maj, në Kështjellën e Windsor-it, aty ku Harry dhe Meghan u martuan në maj të vitit të kaluar.Për pak ditë, ata festojnë përvjetorin e parë si burrë e grua.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 23:49

Capital T njihet për bamirësitë që bën për njerëzit në nevojë dhe në Muajin e Shenjtë të Ramazanit është bërë edhe më i ndjeshëm ndaj tyre.Si një djalë tepër bujar që është, ai ka vendosur që të bëjë një gjest prekës

Postuar: 24/05/2019 - 23:08

Motra e këngëtares Flaka Krelani do të jetë e ftuar nesër mbrëma në emisionin e Ermal Mamaqit, &l

Postuar: 24/05/2019 - 21:42

 Kejvina Kthella tashmë është një ndër modelet më të njohura dhe më të komentuara në mediat

Postuar: 24/05/2019 - 21:36

 Gazetari i njohur Sokol Balla është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku herë pas here publik

Postuar: 24/05/2019 - 20:20

Ermal Mamaqi ka premtuar se filmi i tij i fundit “Dy Gisht Mjaltë” do të transmetohet

Postuar: 24/05/2019 - 17:07

Ajo ka vetëm pak javë që është bërë nënë për herë të parë dhe nuk ka kaluar shumë kohë për të na

Postuar: 24/05/2019 - 13:43

Figura të njohura publike kaluan në tapetin e kuq të Kanës gjatë këtyre ditëve, duke tërhequr vëm