BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Gossip

Mesazhet e fshehura pas daljes së jashtëzakonshme televizive të mbretëreshës britanike, në fjalimin drejtuar kombit për emergjencën Covid

Mbretëresha Elizabeth II është një personazh publik e aftë të bashkojë njerëzimin në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe për këtë, sovrania vendosi t’i drejtohet kombit në një fjalim historik televiziv, i pesti në gjithë udhëheqjen e saj të monarkisë.

Mesazhet e fshehura pas daljes së jashtëzakonshme televizive të

Fjalët e mbretëreshës ishin të fuqishme dhe plot shpresë, duke inkurajuar njerëzit se të bashkuar do t’ia dalin, duke theksuar se “shpreson që në vitet e ardhshme gjithkush do të jetë krenar për mënyrën se si iu përgjigjën sfidës, duke lënë të kuptohet se britanikët e kësaj gjenerate ishin po aq të fortë sa gjithë të tjerët”.

Mesazhet e fshehura pas daljes së jashtëzakonshme televizive të

Mbretëresha, e cila nuk ia lë asgjë rastësisë në shfaqjet publike, studioi gjithçka në detaje edhe këtë herë. U dallua se në tavolinën e monarkes nuk kishte asnjë fotografi familjare, që herën e fundit u bënë burim thashethemesh për mungesën e atyre të Harry e Meghan. Këtë herë nuk kishte vend për shpërqendrime, sepse tani është koha e sakrificës.

Domethënia e veshjes

Edhe veshja e mbretëreshës është tepër i studiuar. Buzëkuq ngjyrë korali, varëse me perla në qafë dhe vathë në vesh, si dhe një veshje jeshile, kombinuar me karficën, që i përkisnin mbretëreshës Mary dhe që Elizabeth i ka trashëguar në vitin 1953, me një domethënie precize. Në Britani kjo ngjyrë simbolizon harmoninë dhe rritjen, sy aspekte tani ka tmerrësisht nevojë për të përballuar ndikimin e Covid-19 që ka mbi jetët e njerëzve në të gjithë botën.

Mesazhet e fshehura pas daljes së jashtëzakonshme televizive të

Në të njëjtën kohë, kjo ngjyrë jeshile, e lidhur me shpresën dhe me fatin e mirë, është e njëjtë me atë të përdorur për bluzat e operatorëve shëndetësorë të shërbimit të asistencës në Britani, për të cilët nuk mungoi një falënderim i veçantë në fjalimin e mbretëreshës.

Mesazhet e fshehura pas daljes së jashtëzakonshme televizive të

E vështirë ta mendosh që zgjedhja e veshjes mund të jetë një koincidencë për një mbretëreshë që mesazhet e fshehura i ka bërë tashmë stilin e saj komunikues.

Më të lexuarat