Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“'M'fal po s'kam kohë”, këngëtarja e njohur shqiptare tregon historinë e veçantë si u njoh me bashkëshortin

Postuar: 09/11/2019 - 13:06

Këngëtarja e njohur Leonora Poloska prej 7 vitesh është shkëputur nga bota e muzikës duke iu dedikuar tërësisht familjes së saj. Këngëtarja u martua me kompozitorin Andin Randobrava dhe u bë nënë e një vajze.

Së fundmi Leonora u rikthye në muzikë duke publikuar pak javë më parë këngën "S'ishte fat" dhe gjithashtu i është rikthyer daljeve në emisione. Ajo ishte e ftuar në emisionin "Mirage" ku tregoi shkaqet e këtij pushimi kaq të gjatë në muzikë dhe foli gjithashtu edhe për jetën private e martesën me Andinin.

"Kisha nevojë për pushim, ndihesha si robot, po bëja gjëra të njëjta. Kisha nevojë të shkëputesha nga muzika", tha Leonora.

Gjatë kësaj shkëputjeje nga muzika, Leonora u njoh me bashkëshortin e saj, kompozitorin Andin Randobrava dhe në intervistën për "Mirage", ajo tregoi momentin e parë kur u takuan.

"Me Andin jemi njohur para 5 vitesh. Unë në fakt e njihja edhe më përpara si kompozitor, por kurrë s'kemi folur. Kur më ka thirrur për një koncert, unë 'fluturoja' nga mendtë, se të merr ajo euforia e famës. Kur më thirri për një koncert, unë i thashë 'M'fal s'kam kohë se jam shumë e zënë!'. Mirëpo zëri i tij më kishte mbetur në vesh se kishte zë shumë karakteristik. Pas shumë vitesh prapë u njohëm. Dikush më ka thënë: Si s'ju takoi Zoti më herët! Unë them më mirë që ndodhi në këtë periudhë sepse të dy kemi pasur shumë angazhime. Jemi më të pjekur dhe nuk shkoi keq", tregoi Leonora.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/11/2019 - 23:38

Aktori i humorit, Bes Kallaku ka zbuluar frikën më të madhe të Olsi Bylykut.

Postuar: 16/11/2019 - 22:18

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata është artistja që Sergio pëlqen më së shumti.

Postuar: 16/11/2019 - 21:21

Gazetari Blendi Fevziu tregoi edhe një histori të vërtetë, që i ka ndodhur kur ishte kur ishte nx

Postuar: 16/11/2019 - 19:20

Enki Braçaj, ish-moderatore e Zjarr Tv, ka qenë një ndër vajzat që thyen tabutë ne ekranin shqipt

Postuar: 16/11/2019 - 16:24

Prej disa kohësh moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj është në qendër të mediave rozë.

Postuar: 16/11/2019 - 16:16

Aktori i njohur Bes Kallaku tregoi se i është dashur të qëndrojë larg familjes gjatë xhirimit të

Postuar: 16/11/2019 - 15:59

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka arritur një sukses të madh me këngën “Meant to be&rdqu