BREAKING NEWS

Lajme të mira pas krizës nga COVID-19/ Ministrja e Financave zbulon kur do të hapen të gjitha bizneset

Lajme të mira pas krizës nga COVID-19/ Ministrja e Financave zbulon
x

Gossip

Misteri i kryeministrit që nuk di të lexojë fjalimet tepër të gjata, media nxjerr të palarat

Në “Westminster” thuhet se në “Downing Street” komandon “sindroma e deficitit të vëmendjes”. Sepse, Boris Johnson me sa duket është si Donald Trump.

Misteri i kryeministrit që nuk di të lexojë fjalimet tepër

Sipas “Sunday Times”, nuk arrin të përqendrohet më shumë se pak minuta, sidomos kur bëhet fjalë për dokumente qeveritare të rëndësishme dhe shpesh të mërzitshme. Edhe pse, kryeministri britanik ka studiuar në “Eton”, është diplomuar në “Oxford”, di përmendësh “Iliadën” në greqishten e vjetër.

Por, që të lexojë mesazhet e artikuluara tepër sekrete të qeverisë, me sa duket, Johnson nuk ia del dot. Sipas gazetës londineze, stafi i kryeministrit ua ka vënë kusht të gjithë bashkëpunëtorëve mos të shkruajnë tekste më të gjata se katër faqe, që i drejtohen Borisit. Madje, sasia e duhur është dy faqe A4, të shkruara në mënyrën më të thjeshtë të mundshme. Ndryshe, Dominic Cummings tërbohet. “Rasputini” ose “Bannon” i Boris ka bërë skena të tmerrshme për të gjithë autorët e teksteve tepër komplekse për “mbretin Boris”.