BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Gossip

Moderatorë, këngëtarë dhe politikanë, këta janë të famshmit shqiptarë që kanë birësuar fëmijë!

Moderatorë, këngëtarë dhe politikanë,  këta

Pavarësisht se gjithmonë ka ekzistuar ‘debati’ nëse prind konsiderohet ai që të lind apo ai që të rrit, ajo për të cilën bien të gjithë dakort është dashuria që secili duhet t’i dhurojë fëmijëve.

Personazhe të njohur shqiptarë disa për shkak të pamundësisë për të qenë prindër biologjikë e disa për t’i dhënë një familje një fëmije të pafajshëm kanë zgjedhur të bëjnë gjënë më fisnike: të birësojnë një fëmijë. Ndonëse rastet mund të jenë më shumë, ne kemi përzgjedhur 5 personazhet shqiptare që kanë zgjedhur të birësojnë një fëmijë dhe e kanë pranuar publikisht vendimin e gjestin e tyre të jashtëzakonshme.
 
1- Fjodora Fjora
 
Prezantuesja dhe gazetarja Fjodora Fjora i habiti të gjithë kur në shtator të 2014-ës i kishte dhënë jetë dëshirës së saj të madhe për t’u bërë nënë. Fjodora zgjodhi që të birësoj nga “Shtëpia e Fëmijës” një djalë të quajtur Alteo, që asokohe ende s’kishte mbushur 1 vjeç. Moderatorja kishte hapur një proces gjyqësor në maj të 2014-ës në Gjykatën e Tiranës për të birësuar vetëm dhe pa atësi vogëlushin, të cilin zgjodhi ta rrisë si nënë e vetme. Sot Alteo është 5 vjeç dhe të dy nënë e bir jetojnë së bashku në një apartament në kryeqytet.
 
2- Arben Ristani
 
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani ka pranuar publikisht pak kohë më parë se ai dhe partnerja Alketa kishin marrë vendimin për të birësuar një djalë të vogël. Sot Tomasi është rritur dhe është 4 vjeç e gjysmë ndërsa politikani ka edhe një vajzë të rritur 23-vjeçare të quajtur Nensi. Vajza ka ardhur në jetë nga martesa e parë e deputetit me ish-bashkëshorten.
 
3- Besnik Mustafaraj
 
Politikani i njohur shqiptar, Besnik Mustafaraj dhe bashkëshortja e tij Donika janë prindër biologjikë të dy djemve. Por më shumë se 10 vitë më parë, një vizitë në “Shtëpinë e Fëmijës” e bëri çiftin të marr një vendim të rëndësishëm në jetën e tyre. Kur ata pikasën sytë e një vogëlusheje vendosën që të bënin atë që njihet ndryshe si procedura e “birësimit të pjesshëm”. Politikani dhe bashkëshortja vendosën të kujdesen për vajzën e vogël, ta merrnin në shtëpinë e tyre në fundjavë apo në ditët e festave dhe si kusht ishte që në momentin që një familje do vendoste të adoptonte vajzën duhet të kishte miratimin e familjes Mustafaraj.
 
4- Vera Laçi
 
Këngëtarja popullore Vera Laçi pëson humbjen më të madhe në jetë në prill të 2013-ës kur djali i saj i vetëm Deni ndërroi jetë tragjikisht në një aksident me motor. Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, këngëtarja gjeti kurajon dhe forcën për të ecur përpara e për t’i dhënë dritë ditëve të saj. Një vit e gjysmë pas humbjes së djalit, këngëtarja vendosi të birësoj një vajzë 8muajshe të quajtur Dea, që sot është 5 vjeçe.
 
5- Serxho Guri
 
Djaloshi 23-vjeçar nga Shkodra Serxho Guri ishte një emër i panjohur për publikun shqiptar deri pak ditë më parë kur historia e tij frymëzuese pushtoi mediat. Familja e të riut së bashku me të pak vite më parë kishin marrë vendimin fisnik për të adoptuar Domenikun, një djalosh 9 vjeçar me sindromën Down, shkruan bordo.al Serxho e kishte njohur djalin e vogël gjatë kohës që ishte i angazhuar si vullnetar në një qendër fëmijësh me aftësi të vecanta në Shkodër.