Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Moderatorja Arbana Osmani drejt ndarjes nga bashkëshorti

Postuar: 11/01/2019 - 23:30

Ndonëse kanë një martesë 16-vjeçare, Arbana Osmani dhe bashkëshorti i saj Ardit Kero kanë ditur të mbajnë thuajse hermetike jetën e tyre familjare. Por zhvillimet e reja në jetën e tyre duket se do të jenë disi të vështira për t’u fshehur.Thuhet prej muajsh se moderatorja e njohur e ekranit shqiptar, Arbana Osmani dhe partneri i saj, kanë pasur probleme në çift dhe se ata po shkojnë drejt ndarjes shkruan Iconstyle.

Moderatorja Arbana Osmani ka qenë gjithnjë e rezervuar sa i përket jetës private dhe ka arritur të mbrojë me fanatizëm familjen, duke pasur nga ana tjetër një karrierë shumë të suksesshme në televizionin “Top Channel”.

Për bashkëshortin e saj dimë shumë pak dhe madje të pakta janë edhe fotot e tij që qarkullojnë në internet.Arditi është 8 vite më i madh se Arbana dhe është financier me profesion. Ndonëse partnerja e tij ka qenë në qendër të vëmendjes duke qenë personazh publik, ai ka ditur gjithnjë t’u ruhet kamerave.

Dyshja ka edhe një djalë që quhet Jon, që këtë mars mbush 4 vjeç. Moderatorja ka ndarë herë pas here momente të ëmbla me të birin në rrjetet sociale ndërsa sa i përket partnerit, ajo ka preferuar të jetë tepër e rezervuar.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/01/2019 - 14:46

Dy vite më parë bëri bujë të madhe në media ndarja e modeles Xhesika Berberi nga partneri i saj Evald Balla.

Postuar: 18/01/2019 - 13:56

Ata janë një nga çiftet më të dashurt të showbiz-it shqiptar!

Postuar: 18/01/2019 - 12:58

Teksa të gjithë përqafuan trendin më të ri të Instagramit, duke publikuar foto të vjetra të 10 vi

Postuar: 18/01/2019 - 11:32

 Moderatorja simpatike, Kiara Tito ditën e sotme feston 23-vjetorin e lindjes.

Postuar: 18/01/2019 - 10:42

Televizioni Top Channel shumë shpejt do të mbërthejë para ekranit shikuesit me emisionin më të ri

Postuar: 18/01/2019 - 10:27

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, ka festuar dje ditëlindjen

Postuar: 18/01/2019 - 09:09

 E ftuar brëmjen e djeshme në Soire të Jonida Shehut ishte  moderatorja Einxhel Shkira