BREAKING NEWS

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i përgjigjet Sali Berishës

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i
x

Gossip

Moderatorja e dashur shqiptare i blen dhuratën për Shën Valentin, burri i bën namin: Kemi dritat, ujin, internetin për të paguar sot.Zër mend, se je 40 vjeç!

Moderatorja e dashur shqiptare i blen dhuratën për Shën Valentin,

Me rastin e Shën Valentinit, çiftet po ndajnë dhurata e dedikime romantike ditën e sotme. Edhe moderatorja e dashur Fiori Dardha e cila i ka blerë një dhuratë bashkëshortit të saj, por ky i fundit i ka bërë namin.Në një postim në Instagram, Fiori tregon se bashkëshorti i ka thënë: "Kemi dritat, ujin, internetin dhe këstin e kredisë për të paguar sot, ti merresh me budallallëqe. Zër mend, se je 40 vjeç!"

Me këtë postim, Fiori i ka sjellë të qeshura ndjekësve të saj duke treguar realitetin dhe gjithashtu çifti ka marrë shumë komplimenta.

"Më bëri namin se i kisha blerë dhuratë! "Kemi dritat, ujin, internetin dhe këstin e kredisë për të paguar sot, ti merresh me budallallëqe. Zër mend, se je 40 vjeç!" Këtë "40 vjeç" për Shën Valentin edhe mund të ma kursente...  GËZUAR (dhe t'ia kursejmë vetes klishetë "Shën Valentin kemi përditë")! P.S: nuk jam bërë ende 40 vjeç, duhen edhe disa ditë", shkruan Fiori.

Më të lexuarat