Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Moderatorja e njohur e kap ‘mat’ në mes të emisionit, Rudina Magjistari e ndjerë në siklet jep përgjigjen që askush nuk e priste

Postuar: 12/06/2019 - 10:28

Ditën e djeshme tek "Rudina" ishte e ftuar moderatorja e njohur Ermira Çausholli e cila së fundmi është bërë nënë për herë të katërt. Emira tregoi se çdo 7 vite bekohet me nga një vajzë dhe rrëfeu emocionet e të pasurit vetëm vajza në shtëpi.

Gjatë bisedës në studio, Ermira u shpreh se e ndjen për detyrë ndaj publikut që t'i shfaqë momentet e saj më të bukura duke përmendur faktin që shumë personazhe të njohur nuk e bëjnë këtë pasi besojnë tek besëtytnitë.

"Unë them që për sa kohë kam kaq vite në televizion, e ndjej për detyrë që publiku duhet të shohë gjërat e mia më të mira. Do ishte shumë mirë që njerëzit publik të shfaqen tek publiku i tyre me më të mirat e tyre. Pse jo edhe me fëmijët kur janë bebe. Shumë njerëz vuajnë nga besëtytnitë, jo mos e marrin mësysh, jo është e vogël mos e nxirr në foto, unë dua të ndaj me publikun çdo moment, edhe atë më të vështirin", u shpreh Ermira.

Pas kësaj deklarate, Rudina sqaroi se ajo vogëlushen e saj, Mia preferon mos ta shfaqë në ekran dhe shpesh nëpër foto sepse për të do të ishte një peshë e madhe. Moderatorja u shpreh se edhe ajo ka shumë dëshirë të ndajë këto momente me publikun, por e përmban veten.

"Ndryshe nga ty kam zgjedhur që për momentin mos ta shfaq vajzën time sepse mendoj që vëmendja e tepërt mund të ishte një peshë e madhe për të. Dëshira ime është shumë e madhe që t'i ndaj këto momente. Mezi e përmbaj veten për të mos e ndarë me publikun", i tha Rudina.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/06/2019 - 17:49

Në emisionin 'E Diell' ishin të ftuar dy aktorët e Portokallisë Florian Binaj dhe Ledio Lako, të cilët u vunë përballë njëri-tjetrit në intervistën ‘Këndi i së vërtetës’.

Postuar: 15/06/2019 - 23:52

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka ndarë në rrjete

Postuar: 15/06/2019 - 23:08

Altin Celmeta është ndër fotografët më të mirë në Shqipëri, i cili punon edhe si pedagog në Akade

Postuar: 15/06/2019 - 22:14

 Këngëtarja e njohur Enca Haxhia ka qenë e ftuara e parë e mbrëmjes së sotme në ‘Xing

Postuar: 15/06/2019 - 20:06

Trashëgimtarja e Top Channel Lori Hoxha mahniti me veshjen në ditëlindjen e kunatit të saj Ledion

Postuar: 15/06/2019 - 17:07

Pak minuta më parë, vajza e Linda Ramës, Rea Xhillari ka publikuar një foto me vëllain e saj Zaho

Postuar: 15/06/2019 - 13:28

Jonida Vokshi ka thyer një tabu në televizionet shqiptare, duke ftuar të fejuarin Besnik Krapi në