BREAKING NEWS

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë në Shqipëri

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike? Kreshnik Spahiu bën parashikimin e BUJSHËM, zbërthen skenarin e ish-kryeministrit: Do ndodhë në shtator. Uroj që ambasadorja Kim të kuptojë këtë!

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike?
x
BREAKING NEWS

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’, zbulon për herë të parë fundin fatal që e pret Sali Berishën pas shpalljes ‘non grata’: Deklarata e Yuri Kim rrugë shpëtimi për Bashën, ja çfarë pritet

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë që ishin të ngujuar në kampin e ferrit ‘Al Hol’ në Siri, shoqërohen nga Rama dhe Çuçi (VIDEO)

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14
x

Gossip

“Mora plaçkat dhe ika”/ Artisja e njohur shqiptare flet për ndarjen e saj nga bashkëshorti dhe tregon sesi u bashkuan sërish pas 1 viti: Ishte një moment i tensionuar!

“Mora plaçkat dhe ika”/ Artisja e njohur shqiptare flet

Artistja shqiptare, Inda Gjata e njohur me emrin Zhaku ka folur në emisionin ‘Rudina’ për ndarjen e saj nga bashkëshorti Christian Kreun dhe ribashkimin e tyre pas një viti.

Inida shprehet se kjo i ndihmoi shumë të dy pasi përveçse kuptuan vlerën e secilit, e bëri edhe më të shëndetshme marrëdhënien e tyre duke e forcuar atë.

Rudina Magjistari: Keni pasur një krisje, një përçarje 1-vjeçare. Ishte një ndarje që morët kohë në distancë për t’u rikthyer sërish së bashku apo vërtet mendonit që kishte ardhur fundi i marrëdhënies?

Inida Gjata: Jo, në fakt je i detyruar edhe nga ligji që të jetosh një vit i ndarë që ta mendosh përpara se të divorcohesh, sepse gjithmonë ndodhin kriza, njeriu ka nevojë edhe për kohë kur jeton gjatë në çift. Ishte pak moment i tensionuar për ne të dy, arsyeja pse u ndamë ishte se nuk po komunikonim dot, ishte pak toksike. Kishim një problem, që Christian thotë, sepse ishte viti i shtatë dhe kjo gjithmonë ndodh.

Rudina Magjistari: Po, është e vërtetë, gjithmonë kriza e vitit të shtatë njihet edhe nga psikologët.

Inida Gjata: Kur u ndamë, ishim gjithsesi edhe shumë shokë me njëri-tjetrin sepse ne jemi mbi të gjitha, miq. Jemi partner në shumë gjëra, në shumë drejtime dhe kur morëm këtë pauzën, unë mora kohën të reflektoj dhe Christian gjithashtu kishte kohën e vetë. Na bëri shumë mirë dhe kur mendonim pastaj që “obobo mbaroi viti tani, do marrim vendimin deciziv” sepse ose do heqësh dorë përfundimisht nga ky njeri ose do kthehesh. Aty pastaj filluam prapë që të kuptojmë se sa të rëndësishëm ishim për njëri-tjetrin dhe që nuk donim të ndaheshim dhe jemi prapë bashkë, u rikthyem të jetojmë bashkë, erdhi Christian më mori tamam sikur mori gruan me pajë.

Rudina Magjistari: Ti ishe larguar me rroba e me të gjitha?

Inida Gjata: Po, i kisha ngritur me rroba e plaçka, ika unë. Unë ika 600 kilometra larg.

Në planet dhe dëshirat e tyre është një fëmijë, të cilin shpresojnë ta kenë së shpejti, ndërsa Inida tregon se ruan një marrëdhënie shumë të mirë me vajzën e Christian, e cila është në moshën 21-vjeçare.