BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Gossip

Mori fund romanca 6-vjeçare? Rudina Magjistari e pyet për të fejuarin, ja si reagon Soni Malaj 

Mori fund romanca 6-vjeçare? Rudina Magjistari e pyet për

Këngëtarja Soni Malaj përflitet prej disa kohësh se i ka dhënë fund romancës 6-vjeçare me të fejuarin e saj, Klevin.

Sipas disa mikeshave të këngëtares, Soni është në krizë me partnerin, me të cilin nisi bashkëjetesën një vit më parë në Tiranë.

Këtë vit, artistja mori pjesë sërish në “Kënga Magjike” me një baladë të titulluar “Versioni im”. Teksa po fliste për këtë projekt gjatë intervistës me Rudina Magjistarin, Malaj u pyet edhe për mënyrën se si Klevi e ka pritur atë.

Mirëpo, pavarësisht këmbënguljes së Rudinës për të marrë një përgjigje, Soni e shmangu atë.

Ajo jepte përgjigje në lidhje me familjen e saj, por jo për të fejuarin, duke bërë që të gjithë të aludojnë se dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre pas plot 6 vitesh.

Këngëtarja u shpreh se nuk dëshironte të fliste për jetën e saj private, por vetëm për këngën e saj.