Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Gossip

‘Natën e mirë dhe Paç fat’, një tjetër figurë e njohur braktis Top Channel, gazetari i njohur tregon në cilin televizion do shfaqet: Dhe mesazhi bën xhiron e botës

‘Natën e mirë dhe Paç fat’, një tjetër

Lëvizje të shumta janë bërë në televizionin Top Channel, figura dhe ikona të njohura të televizionit janë larguar këtë sezon. Numrit i shtohet edhe gazetari i kronikës Sokol Bregu.

Gazetari me anë të një postimi në rrjetin social ka treguar se nuk do jetë më pjesë e Top Channel, por do ta shikojmë  në ekranin e Vizion Plus ku thotë se fenomenet dhe ngjarjet kriminale tashmë do i trajtojë përmes dëshmitarëve.

“Fenomenet dhe ngjarjet kriminale unë do përpiqem ti trajtoj ndryshe, në një këndvështrim tjetër. Jo përmes atyre që kryen krimin, por përmes dëshmitarëve që e shohin në një diapazon ndryshe. Mesazhet më të forta jepen nga elitat, nga njerëzit me më shumë influencë në opinionin publik, por edhe nga ata që kanë ndikim në shoqëri. Shpëto një jetë ke shpëtuar njerëzimin nuk është thjesht një shprehje librash të shenjtë, është një filozofi”, shkruan Bregu.

Statusi i plotë i SOKOL BREGUT:

Edward Murrow është një ndër gazetarët më të mirë amerikanë. Ai mbetet një ndër ikonat e televizioneve amerikane që nga koha e luftës së dytë botërore. Çdo emision I Murroë mbyllej me shprehjen e famshme, Good night and Good luck. Një emblemë… Unë falenderoj Vizion Plus që më dha besim, por edhe për faktin që emisioni im të quhet “Natën e mirë dhe Paç fat”.

Fenomenet dhe ngjarjet kriminale unë do përpiqem ti trajtoj ndryshe, në një këndvështrim tjetër. Jo përmes atyre që kryen krimin, por përmes dëshmitarëve që e shohin në një diapazon ndryshe. Mesazhet më të forta jepen nga elitat, nga njerëzit me më shumë influencë në opinionin publik, por edhe nga ata që kanë ndikim në shoqëri. Shpëto një jetë ke shpëtuar njerëzimin nuk është thjesht një shprehje librash të shenjtë, është një filozofi. Ja vlen të provosh që me një emision nuk mund të shpëtosh 80 mijë përdorues droge në vend, por një mund tja dalësh ti largohet djallit, nuk mund të trembësh asnjë 10 mijë hajdutë që arreston policia çdo vit në këtë vend, por një mund ta bindësh, pedofilët nuk kanë frikë nga asgjë, por një familje mund të këshillohet nga njerëzit e duhur. Fundja, askush në gazetarinë botërore nuk pretendon të rregullojë botën, por mesazhet shërojnë, ndaj fjala mbetet e shenjtë. Ne e kemi harruar familjen, themi është e shenjtë, por nuk e rreshtojmë asnjëherë si arma më e madhe ndaj krimit. Për këtë arsye, pak minuta përpara se të ekzekutohen me vdekje në SHBA, të dënuar të ndryshëm shkruajnë letra. Ata quajnë pjesë të fajit familjet e tyre, që dështuan ti mbajnë larg krimit…

Dhe mesazhi bën xhiron e botës.

Një shtet e sulmon krimin me polici, prokurori, gjykatë dhe burg. Efektiv apo jo, kjo është e vetmja skemë e ngritur në historinë e botës prej mijëra vjetësh. Por një familje mund të bëjë më shumë. Ajo eshte forma me e fortë për të mundur krimin. Krimi luftohet në shkollë, krimi luftohet me art, krimi luftohet në bibliotekë, krimi luftohet me sport, krimi luftohet me ide, krimi luftohet me të ardhmen.

Nuk besoj se jam I gabuar sepse në të kundërt, “Shpëtoni ushtarin Rajan”, nuk do të ishte filmi më I pëlqyer nga të gjithë. Kjo është filozofia më e fortë që po lind sot në botë. Shpëto një njeri cilido qoftë çmimi, sepse ke shpëtuar të ardhmen.

Faleminderit të gjithëve, Faleminderit Vizion Plus. Me ndihmën e një stafi pasionant do shihemi në ekran së shpejti.

Më të lexuarat